Lajme

20 September 2018

Vildane Zeneli protagoniste në klipin e këngës së Tunës dhe Seven Saraqit

Javë më parë është konfirmuar se Seven Saraqi po vjen me një projekt të ri.

Është Tuna bashkëpuntorja e Sevenit në projektin e ri, e do të jetë një këngë mjaft ritmike.
Është zbuluar edhe modelja që do të jetë pjesë e klipit, e ajo është Vildane Zeneli.
Modelja tejet seksi besohet se do të jetë protagoniste në klip dhe se do të kenë një skenë duke u puthur me Tunën në këtë klip.

Projekti ende nuk ka datë lansimi, teksa xhirimet e klipit tashmë kanë filluar.

Ky projekt rikthen fuqishëm Sevenin pas këngës mjaft të suksesshme me Argjentina Ramosajn.

Ndërkaq, Vildane Zeneli besohet se është ende ‘single’ dhe së fundmi ka pasur arsye mjaft të forta të qëndrimit në Prishtinë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com