Lajme

24 April 2017

Vin Diesel përballë The Rock, kush do të fitojë?

Dwayne Johnson dhe Vin Diesel mund të punojnë sërish bashkë. Por duket se ylli i “Fast and the Furious” mendon se mund të ndeshej realisht me ish kampionin e WWW.
Tyron Woodley, kampioni i UFC-së ka folur për TMZ Sports ku tha se Diesel është përballur me të dhe ka thënë se ‘mund të përballej’ dhe me aktorin e njohur, The Rock.
“Vin Diesel më sfidoi dje, pasi thashë se në një ndeshje mes tij dhe The Rock, unë do ia jepja fitoren The Rock. Kështu që ai u sul mbi mua. Jo në mënyrë të dhunshme, po kështu më tha. Ec more burrë se unë e mposht The Rock”, ka thënë Woodley.
Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi u raportua se Diesel dhe Johnson kishin lënë mëritë mënjanë për të firmosur për serinë e ardhshme të “Fast and the Furious”.

|

Leave a Reply