Lajme

02 January 2018

VIP-at që guxuan me veshjet në 2017, këngëtarja shqiptare kryeson listën

Yjet e famshme e shndërruan vitin 2017 si një prej viteve më të krisur kur është fjala për modën.

E gjitha është në emër të modës apo? Yjet tuaja të preferuara bënë zhytjen dhe pritën nga ju që të vlerësoni dukjen e tyre.
Për disa prej tyre ia vlejti, disa të tjerë nuk ia kaluan edhe aq mirë.
Rita Ora
Në krye të kësaj liste është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. 27-vjeçarja e ka gjetur formulën si të tërheqë vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Këtë gjë, ajo e bëri pikërisht ne ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA më 12 nëntor, ku ishte edhe moderatore e evenimentit. Bukuroshja kishte veshur robdeshambër të cilin e kishte kombinuar me stoli diamantesh në vlerë prej 7.8 milionë eurosh.

Bella Hadid
Në evenimente të ndryshme të modës, Bella Hadid është shfaqur mjaft provokuese, modelja njëherësh ka rrezikuar me veshjen e saj edhe gjatë parakalimeve në tapetin e kuq.

Blac Chyna
Ish-striptistja e shndërruar në modele, ka ditur që të rrezikojë me veshjet e saja. Ndërsa të njëjtën gjë ka vazhduar ta bëjë edhe gjatë vitit që lamë pas.

Angela Renee White (emri i vërtetë i 29-vjeçares) në një nga daljet e saja është veshur vetëm me të brendshme dhe me një rrjetë mbi to që ekspozonte shumë nga fiziku i saj.

Bella Thorne
Përveç pjesëmarrjeve në evenimente të ndryshme, Bella Thorne ka tërhequr vëmendje edhe gjatë një daljeje të zakonshme.
Aktorja dhe këngëtarja amerikane është fotografuar me veshje sportive, mirëpo në pjesën e sipërme ishte ekspozuar shumë.

Kendall Jenner
Modelja e famshme, Kendall Jenner, thuajse rregullisht paraqitet në rrugë pa veshur jelekë për gjinj. Në këtë mënyrë, pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner e vë në pah gjoksin e saj.
Në disa raste, veshja e saj ka qenë shumë transparente, saqë nuk i është lënë fare vend imagjinatës.

Nicki Minaj
Është një personazh që kurrsesi nuk mund t’i mungonte kësaj liste.
Reperja amerikane di shpesh që të zgjedhë veshje tejet provokuese duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.

Për këtë arsye, gjasat janë shpesh të mëdha që ajo të tregojë shumë më tepër nga sa ka planifikuar.

Harry Styles

Në këtë përmbledhje nuk mungojnë as meshkujt. Njëri prej tyre është Harry Styles.

Këngëtari anglez është veçuar për veshjen me kostum rozë gjatë një koncerti, ndërsa komentet nuk kanë qenë pozitive.

Një tjetër kostum që Styles e ka zgjedhur ta veshë nuk është pëlqyer nga fansat e tij.

Ariel Winter

Përveç ekspozimeve të shpeshta, Ariel Winter ka tërhequr vëmendje edhe me një veshje jo të përshtatshme.

Aktorja dhe këngëtarja amerikane ka marrë kritika negative për veshjen e saj me lateks.

Shume personalitete tjera të njohura kanë rrezikuar me veshjet e tyre gjatë vitit që lamë pas, si duke rrezikuar të ekspozohen, ashtu edhe duke bërë përzgjedhje jo të pëlqyeshme.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com