Lajme

31 May 2018

Vogue rendit Dua Lipa në listën e 25 grave më me influencë në Britani

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është renditën në listën e 25 figurave femërore me influencë dhe frymëzuese në Britani nga revista Vogue. Emri i Dua Lipës është krah Meghan Markel, dukeshës së Sussex, JK Rowling, Amal Clooney.

Është lista e atyre njerëzve që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën si ne jetojmë. Gratë e përzgjedhura në listë, variojnë nga mosha 22 vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73 vjeçarem, Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme si dhe përfshin figura të politikës, arteve, modës, mediave dhe sportit. Ato konsiderohen si gratë më me influencë dhe shpresëdhënëse britanike në botë.

Dua Lipa e cili fitoi dy çmime të Brit Awards këtë vit, është gruaja e parë kandidate për 5 nominime për një natë, dhe përshkruhet nga Vogue si një “definim i kulturës”. “Hiti i saj më i ri New Rules, një himn i fuqizimit të femrës, ka paraqitur një model për jetën moderne të seksit dhe deri më tani, ka grumbulluar më shumë se 1 miliardë shikime në YouTube,” shkruan revista.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com