Lajme

12 January 2019

Prestigjozja “Vogue” shkruan për Rita Orën, e preferuara e stilistëve të njohur

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtarë Rita Ora ka qenë gjthmonë në një hap me trendet e fundit. Të paktën këtë të fundit kështu e përcepton edhe revista më e rëndësishme e modës ‘VOGUE’. Që nga dalja e saj me rrobëdeshamber në tapetin e kuq deri tek shfaqja e saj si Spongebob, Rita ka lënë gjithmoë gjurmë kudo që ka shkelur. Ajo nuk frikësohet nga eksperimentimet në veshje dhe arrin gjithmonë që të tërheqë vëmendje.
Stili dhe veshja e këngëtares shqiptare ka bërë që revista ‘VOGUE’ të ulet e të shkruajë sërish për të. Këtë herë ka qenë veshja e Rita Orës që ka veshur në Las Vegas në një avion privat, konkretisht xhaketa e saj lëkurë qëndisur me kristale të Christian Louboutin.
Revista ‘VOGUE’ ka shkruar që këngëtarja shqiptare Rita Ora ka bërë një kthesë të bukur në modë dhe pas Rihannës, Christina Aguilera etj., është në mesin e stilistëve të njohur si ndër femrat e preferuara.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com