Lajme

08 February 2018

Rikthehet West Side Family, intervista për DaSara Show

Dasara Karaiskaj, për puntatën e radhës të emisionit “Da’Sara Show” ka shkuar në ambjentet e Tabu, ku është zhvilluar koncerti i West Side Family për të zhvilluar një intervistë me ta.

Grupi West Side Family e nisi karrierën 20 vjet më parë, por këngët e tyre janë edhe sot e kësaj dite të pëlqyer nga të gjithë brezat. Tekset e Dr Florit janë të paharruara dhe shumë domethënëse për publikun e gjerë. Kënga më e fundit e grupit, e titulluar “Beso”, që është njëkohësisht edhe një homazh për Dr Florin, u prit me mjaft dashuri nga publiku, i cili pëlqeu jo vetëm tekstin dhe muzikën por edhe videoklipin që vjen në formën e një filmi me metrazh të shkurtër.
Mbrëmja e realizuar nga Magic 4 me të ftuar dy djemtë e grupit West Side Family rezultoi të ishte shumë shpërthyese. Për më shumë ndiqni videon e intervistës së plotë më poshtë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com