Lajme

21 June 2017

WILD THOUGHTS ripunim i këngës së Carlos Santana, ja reagimi i tij…

Carlos Santana aprovon ripunimin e këngës ‘Maria Maria’ nga Dj Khaled në bashkëpunim me Rihannën dhe Bryson Tiller. “Wild Thougts” që do të jetë pjesë e albumit ‘Grateful’ të Dj Khaled është remake i hitit të vitit 1999 të Santana në bashkëpunim me Wyclef Jean.
Muzikantët jo gjithmonë pëlqejnë të dëgjojnë këngët e tyre të ripunuara e të sjellura në mënyrë tjetër, por duket se Carlos këtë nuk e ka aspak problem. Ai është shprehur: “Jam i nderuar që DJ Khaled, Rihanna & Bryson e ndjenë ritmin dhe shpirtin e këngës ‘Maria Maria’ dhe ia përcollën këtë ndjesi verore botës.”

|

Leave a Reply