Lajme

08 February 2018

Wiz Khalifa sjell “Best Life”, një këngë kushtuar tërësisht jetës së tij

Reperi amerikan, Wiz Khalifa në bashkëpunim me Sosamann ka publikuar projektin më të ri “Best Life”. Projekti pritet të jetë pjesë e “Khalifa Kush”, që është albumi më i ri i reperit.

Khalifa i këndon në këtë projekt jetës së tij, që kryesisht zhvillohet në rrugë. Videoklipi është xhiruar nga Sebastian Maldonado, i cili po ashtu ka xhiruar klipin “Captain”.

Ai njihet për hitet e mëdha të tij “Black and Yellow”, “On My Level”, “Work Hard Play Hard” dhe “Paperbond” dhe mendohet se dhe projekti i tij më i fundit do jetë një hit i padiskutueshëm.

|

Leave a Reply