Lajme

22 June 2018

Xhaketa e Melania Trump krijoi shumë zhurmë por edhe Donald Trump ka diçka për të thënë

Zonja e Parë, Melania Trump dje ishte duke shkuar në Teksas për të vizituar fëmijët e emigrantëve të cilët kanë ngelur në kufi. Mirëpo teksa po shkonte drejt avionit të saj ajo u shfaq me një xhaketë mbi të cilin kishte një shkrim tepër provokues.
Mua vërtetë nuk më intereson, po ty?”, shkruhej mbi xhaketën e Melania-s.

Kaq mjaftoi dhe gjithë vëmendja u drejtua drejt saj. Të shumta janë lajmet të cilat shprehen se Zonjës së Parë të SHBA-së nuk i intereson se çfarë po ndodh me këta fëmijë dhe ky ishte mesazhi që ajo donte të përcillte me këtë xhaketë.

Pas këtyre spekulimeve përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë reaguan duke thënë se kjo ishte thjesht një xhaketë dhe kaq.
“Është thjesht një xhaketë. S’ka mesazhe të fshehura. Pas takimit shumë të rëndësishëm sot në Texas, shpresoj që media të mos fokusohet tek xhaketa e saj.”, thanë përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë.

Por edhe Presidenti Donald Trump ka dhënë versionin e tij në lidhje me këtë shkrim. Sipas tij, xhaketa e Melania-s nuk ishte e pakuptimtë dhe ishte një dedikim i hapur për mediat.

“’Mua s’më intereson, po ty?’ e shkruar në pjesën e mbrapme të xhaketës së Melania-s i referohet lajmeve të rreme. Melania e ka kuptuar se sa të pandershëm ata janë dhe thjesht nuk i intereson më.”, ka thënë Trump.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com