Lajme

13 August 2018

Xhensila Pere sensuale dhe joshëse në klipin e ri të këngëtarit të njohur

Modelja e njohur Xhensila Pere, ditët e fundit ka bërë konfuz fansat me fotot e postuara në rrjetet sociale. Ajo bashkëngjitur fotove provokuese shkruante se së shpejti për gjithë fansat do sillte diçka mjaft të bukur.


Xhensila nuk zhgënjeu, ajo është pjesë e këngës më të fundit të këngëtarit të njohur Gena. “Lot i ëmbël” titullohet produksioni i ri i Genës ku Xhensila shfaqet gjatë gjithë këngës dhe tërheq vëmendjen me sensualitetin dhe bukurinë që e karakterizon.


Modelja i përshatet mjaft mirë subjektit të këngës dhe i jep edhe më tepër ngjyra klipit veror të realizuar nga studio e njohur muzikore Max Production, me tekst të Endrit Mumajesit dhe muzikë të Gent Myftaraj . Xhensila padyshim ka shkëlqyer në këtë produksion muzikor.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com