Lajme

28 February 2018

Yll Limani sjell “Ty”, një këngë për të gjithë të dashuruarit

Yll Limani ka publikuar këngën e re që e ka sjellë vetëm në versionin audio.

Është një baladë e titulluar “Ty” dhe vjen e interpretuar shumë mirë nga këngëtari.
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë vet Ylli, i cili e ka shkruar po ashtu edhe tekstin.

“Një këngë dashurie për krejt ju që e keni gjetur gjysmën tjetër”, ka shkruar Ylli në Instagram.
Në ndërkohë, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjellë në muajt në vazhdim.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com