Lajme

07 August 2017

Ylli i Twilight tradhëton të dashurën me Katy Perry-n?

Katy Perry dhe Robert Pattinson janë fotografuar duke ngrënë darkë së bashku në Hollivudin perëndimor mbrëmjen e së shtunës. Autorja e shumë hiteve dhe ylli i sagës “Twilight” shijuan shoqërinë e njëri-tjetrit ndërkohë që darkonin në restorantin luksoz të Hotel Sunset. Vetëm pak javë më parë Pattinson deklaroi se ishte thuajse i fejuar me të dashurën e tij FKA Twigs, ndërsa tani duket në një pozitë tjetër. Edhe pse në dukje ata janë vetëm miq, kjo darkë duket si diçka më shumë. Katy dhe Robert janë bërë romantikë ndërkohë që janë afruar së tepërmi me njëri-tjetrin.

Shoqëria e yjeve ka filluar prej vitesh, madje në një mbrëmje gala 2 vite më parë në Beverly Hills ata janë fotografuar në prani edhe të dashurës së Pattinson.
Megjithatë mes personazheve të njohur nuk mungojnë rastet kur shoqëritë e forta janë kthyer në romancë, ndaj me siguri do të ketë vend për xhelozi nga ana e FKA Twigs.

|

Leave a Reply