Lajme

13 April 2018

Yllka Kuqi me urim të veçantë për ditëlindjen e babait të saj

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Zeqë Kuqi, babai i këngëtarëve Yllka dhe Vali Kuqi ka festuar dje (e enjte) ditëlindjen e tij të 64-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Një nga urimet më speciale, e ka marrë nga vajza e tij, këngëtarja Yllka Kuqi, e cila ka publikuar një fotografi të tijën në rrjetin social Instagram.

“Urime ditëlindjen babi. A s’po doket si yll?”, ka pyetur këngëtarja fansat e saj.
E njëjta më vonë ka ndarë me ndjekësit edhe një fotografi familjare nga festa e organizuar me rastin e ditëlindjes së kryefamiljarit të tyre.

Yllka ka treguar gjithnjë në intervista se babai ka qenë një shtysë e madhe për të në karrierën e saj, pasi edhe talentin e ka trashëguar nga ai.

Happy B day Bab ❤️ A s’po doket si ??

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com