Lajme

13 April 2018

Young Zerka heq dorë nga kaçurrelat, sdo e njihni këngëtarin…

Që në daljen e tij të parë Young Zerka tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me stilin e veçantë jo vetëm në muzikë por edhe me look-un e tij. Flokët kaçurrela shkonin përshtat me muzikën ‘reagge’ të cilën ai këndon. Pra ishin dy elementë që mund të themi se ndikuan së tepërmi në famën e tij, stili i veçantë i flokëve dhe i muzikës.

Por këngëtari ka hequr dorë nga kaçurrelat. Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instastory, në të cilat shihet duke i dhënë një tjetër pamje flokëve. “Po i krehim dhe po i presim pak”, ka shkruar Zerka bashkëngjitur videos së postuar.

Por rezultati final është realisht i befasishëm sepse kaçurrelat e tij janë zhdukur. Young Zerka i ri është shumë më ndryshe nga ai i pari, megjithatë duhet thënë se në të dyja rastet duket mjat mire.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com