Lajme

11 June 2018

Young Zerka paralajmëron performancën e tij përkrah këngëtarit me famë botërore Maitre Gims, por ironizon edhe portalet

Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka ka qënë mjaft i angazhuar me projektet e tij muzikore ku së fundmi solli edhe bashkëpunimin e tij me këngëtarin me famë botërore Faydee. Por përmes një postimi në Instastory Zerka ka ironizuar portalet dhe shkrimet e tyre. Në postimin e tij në ai ka treguar se do të përformojë në të njëjtën skenë me këngëtarin francez me famë botërore Maitre Gims dhe u ka kërkuar portaleve të mos shkruajnë për të meqe nuk kujtohen për projektet e tij.

“Tani ju lutem portaleve të mos lodhen shumë! Meqë shkruani shumë për mua, projektet e mia dhe më kujtoni shpesh. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë suportuar dhe besuar tek materialet e mia. Shihemi në Bukuresht me 22 qershor”, ka shkruar këngëtari në foton e postuar ku ai dhe Maitre Gims janë krahas njëri- tjetrit .

Young Zerka shpreh në këtë mënyrë pakënaqësinë e tij për faktin se puna dhe bashkëpunimet e tij me emrat e njohur të muzikës ndërkombëtare nuk marrin vëmendjen e duhur.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com