Lajme

14 March 2018

Zayn Malik dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes por Zayn “gdhend” sytë e saj në tatuazh

Të gjithë mbetën të habitur kur ditën e djeshme Zayn Malik pranoi publikisht se i kishte dhënë fund romancës dy-vjeçare me modelen Gigi Hadid. Pas këtij lajmi Zayn është fotografuar duke shijuar diellin e Floridas.

Nga fotot fansat kuptuan një detaj në trupin e këngëtarit dhe ishte pikërisht një tatuazh që ai ka në mes të gjoksit. Po ta shikojmë me vëmendje tatuazhi ka dy sy dhe të gjithë aludojnë se ato janë sytë e bukur të modeles Gigi Hadid që 25-vjeçari ka vendosur ti gdhendë në trupin e tij.

Duke bërë pak retrospektivë Zayn Malik ka pasur më parë si tatuazh në krahë imazhin e ish-të dashurës së tij Perrie Edwards. Të shumtë kanë qenë fansat që kanë bërë komente në Twitter duke e kryqëzuar aktorin për faktin se e ka ves të bëj tatuazh për ish-të dashurat.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com