Lajme

24 April 2018

Zayn Malik fotografohet duke dalë nga banesa e Gigi Hadit, fansat shpresojnë për një ribashkim

Zayn Malik dhe Gigi Hadidi befasuan fansat muajin e kaluar kur dhanë lajmin se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Një ndarje e tillë, bëri që dyshja për disa javë të jenë temë e mediave, teksa së fundmi po përfliten për një ribashkim të mundshëm.
Të gjitha dyshimet vijnë kur këngëtari Malik u pa së fundmi, duke dalë nga apartamenti i ish-të dashurës, Gigi Hadid.

Ylli i hitit “Let Me”, 25 vjeçari u pa duke dalë nga apartamenti i saj të enjten e 19 prillit, në New York.

Zayn ishte i veshur në tuta sportive kuq e zi, ndërsa ka rrëmbyer vëmendjen me dukjen e tij gjithë sharm.
I njëjti, e ka hequr Gigin nga lista e personave që ndjek në rrjetin social Instagram në momentin kur u nda, ndërsa kjo e fundit nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Ata kishin dy vite që ishin bashkë në lidhje, ndërsa së fundmi kanë zgjuar zërat për një ribashkim të mundshëm.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com