Lajme

14 April 2018

Zayn Malik tregon se “Let Me” është dedikim për Gigi Hadid dhe ai shpresonte ta dashuronte për gjithë jetën….

Ndarja e Zayn Malik dhe Gigi Hadid pas 2 vitesh lidhjeje, habiti jo pak fansat e tyre. Asnjëri prej tyre deri më sot nuk kishte folur rreth ndarjes së papritur. Por Zayn në një lidhje telefonike me Rayn Seacrest, u shpreh se ishte shumë i dashuruar me Gigi-n.

“Isha shumë i dashuruar, dhe kjo gjë ishte shumë e qartë. Shpresoja ta dashuroja për gjithë jetën time, dhe për gjithë jetën e saj, siç shpresojnë shumë prej nesh. Gjërat ndryshuan dhe ecëm para në jetë. Kohërat ndryshojnë”,është shprehur Zayn.

Zayn, ka treguar gjithashtu se “Let me”, kënga e tij më e fundit e publikuar vetëm 2 ditë më parë është dedikim për supermodelen Gigi Hadid. Kur është ulur për të shkruajtur tekstin, ka pasur vetëm një gjë në mendje, historinë me Gigi Hadid.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com