Lajme

02 August 2017

Zbulohet data e lansimit të linjës kozmetike të Rihanna-s

|
By
|
0 Comment
|

Më në fund, janë zbuluar detaje të reja e të rëndësishme lidhur me lansimin e linjës më të re kozmetike nga Riri, e cila pritet të datojë më 8 shtator të 2017. Një lajm i tillë ka entuziamuar pa masë fansat e artistes, të cilët po e prisnin me padurim një event të tillë. Nuk dihet ende me siguri se çfarë përfshihet në këtë linjë të re, por ajo çka thuhet me siguri është se koleksioni do të mund të gjendet në Sephora dhe Harvey Nichols, sipas të dhënave zyrtare.

Fenty x Puma (buzëkuqi) do të jetë produkti i parë që do të hidhet në treg nga koleksioni Fenty Beauty, ashtu sikurse pritet larmishmëri për sa i përket lapsave të vetullave, buzëkuqeve mat, si dhe kremërave ton për fytyrën. Një biznes i tillë nuk ka për qëllim vetëm tregtimin e produkteve, por do të ofrojë edhe mundësinë e punësimit për të rinjtë e talentuar në fushën e grimit. Intervista për një punë të tillë nuk do të jetë klisheja që të gjithë janë mësuar të provojnë…Aplikantët do të testohen duke shfaqur aftësitë e tyre në fytyrën e Rihanna-s; me pak fjalë, testi do të jetë: kush e grimon këngëtaren më mirë?! Uau, çfarë super-mundësie! Riri provoi dhe një herë që është thjesht unike…

|

Leave a Reply