Lajme

12 February 2019

Zbulohet lista e prezantuesve të “Oscar” vetëm pak ditë pasi Kevin Hart hoqi dorë!

Jo një por disa prezantues do të ketë “Oscar” këtë vit!

Pak ditë pasi Kevin Hart hoqi dorë nga prezantimi,Akademia ka publikuar të hënën listën e të gjithë prezantuesve për ceremoninë e 91-të të çmimeve Oscar.

Emra të rëndësishëm  do të prezantojnë nominimet dhe çmimet, mes të cilëve Jennifer Lopez, Charlize Theron, Daniel Craig, Awkwafina, Constance Wu, Tiny Fey, Amy Poehler, Maya Rudolph, Chris Evans, Brie Larson, Whoopi Goldberg, Amandla Stenberg dhe Tessa Thompson.

Akademia zbuloi gjithashtu se katër çmime Oscar do të shpërndahen gjatë reklamave, si : Kinematografia më e mirë, Filmi i shkurtër Aksion, Editimi Filmik dhe Makijazhi më i mirë.

Ndërkohë, listës së parë i shtohen edhe artistët: Emilia Clarke, Jason Momoa, Javier Bardem, Angela Bassett, Chadëick Boseman, Laura Dern, Samuel L. Jackson, Stephan James, Keegan-Michael Key, KiKi Layne, James McAvoy, Melissa McCarthy dhe Sarah Paulson.

Oscar-i nuk do të ketë një prezantues kryesor këtë vit, pasi Kevin Hart hoqi dorë nga roli që kishte pranuar dy ditë më parë, pasi refuzoi të kërkojë falje për një numër postimesh kundër homoseksualëve të bëra vite më parë

 

 

 

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com