Lajme

27 March 2017

Zyan Malik dhe Justin Bieber së shpejti me një bashkëpunim?

|
By
|
0 Comment
|

Ata janë dy prej artistëve më të famshëm në muzikën e pop-it momentalisht dhe është raportuar se Justin Bieber po planifikon një bashkëpunim me yllin e One Direction, Zayn Malik pasi ai është impresionuar shumë nga kënga e re e Malik.

Sipas “The Sun on Sunday”, Justin dëshiron shumë të punojë më Zayn në të ardhmen. Një burim për këtë gazetë ka shtuar: “Justin ka komplimentuar Zayn për këngën e tij më të re dhe ka patur disa diskutime rreth një projekti sëbashku. Ata kontaktojnë vazhdimisht dhe flasin për mënyrën se si mund ta pushtojnë tregun muzikor”.

Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë bashkëpunimi tepër i rëndësishëm për muzikën, parë nga numri i fansave që kanë artistët respektivë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com