10 aftësitë paranormale të njerëzve që shkenca nuk i shpjegon dot
10 – Paranjohja
Kjo është aftësia për të parashikuar ngjarjet.Ishte pikërisht kjo është aftësia e amerikanës së famshme Jeane Dixon.Ajo njihet për parashikimin e vrasjes së Presidentit John Kennedy. Me 13 maj 1956 ajo shkroi në revisten “Parade”,që zgjedhjet presidenciale të vitit 1960 do të “fitoheshin nga një demokrat” dhe pastaj vazhdonte ” i cili do të vritet ose do të vdesë në zyrë,jo domosdoshmërisht në mandatin e tij të parë”. Më vonë ajo pranoi që ” gjatë zgjedhjeve të vitit 1960,e pashë Ricard Nixon si fitues.Nixon e vlerësoi kaq shumë atë saqë filloi përgatitjet për një sulm terrorist,të cilin ajo e kishte parashikuar.Ajo ishte gjithashtu një nga këshilltarët e Nancy Reagan gjatë administratës Reagan.
9-Psikokinesis
Psikokinesis njihet ndryshe si Telekinesis dhe është aftësia për të lëvizur ose për të manipuluar objektet me mendje . Në kombinim me Pirokinesis ,kjo është aftësia që shfaq Carrie ëhite në librin e shkëlqyer dhe në filmin e përshtatur të Stephan King .Nga të gjithë aftësitë paranormale të rënditura në këtë listë ,kjo është ajo që njerëzit do të donin më së shumti të kishin.Psh, telekomanda e televizorit do të ishte fare e panevojshme sepse thjesht duke ndenjur ulur ,ju do të mund të ndryshonit kanalet.Qëndrimi i shkencëtareve dhe skeptikëve normalisht është që cdo shfaqje e kësaj aftësie është një rreng apo një hile e vogël.Për shmebull mund t’ju thuhet të hidhni një zarshumë herë derisa të ndohdë që të bjerë numri që kishit në mendje.Për fat të keq kjo krijon një gjendje psikike që të bën të kesh iluzionin e kontrollit,dke qënë se një person beson që ai/ajo ka ndikim mbi zarin,ndersa në fakt në cdo hedhje të tij ka shans nga 1 deri në 6 të bjerë numri i zgjedhur.Një person i famshem që pretendon të ketë këtë aftësi është Uri Gellar,i cili është i mirënjohur për përkuljen e lugës.Skeptikët megjithtë kanë mundur të imitojnë këtë trik me sukses dhe pa pretenduar të kenë aftësi të mbinatyrshme.
8- Telepatia
Telepatia është aftësia për të komunikuar më të tjerët përmes mendjes.Në fushën e parapsikologjisë ,ajo konsiderohet si një formë e ESP-së.Shumicën e rasteve telepatia ndodh nëmënyrë spontane në një incident ose krizë,kur një shok i afërt është lënduar ose vrarë në një aksident.Dikush mund të jetë i vetëdijshëm për rrezikun e tjetrit nga distanca.Ky informacion vjen në mënyra të ndryshme si psh në fragmente mendimi,ku ndihet se dicka po shkon keq ,në ëndrra,vizione,halucinacione,imazhe mendore apo përmes fjalëve që thjesht vijnë në mendje.Shpesh ky informacion bën që personi ,marrësi të ndryshojë kursin e veprimev,psh të ndryshojë planet e udhëtimit apo axhendën ditore apo thjesht të kontaktojë personin tjetër .Ka raste që tregojnë se telepatia ndodh edhe midis njerëzve dhe kafshëve.
7-Pirokinesis
Pirokinesis është aftësia për të ndezur apo për të fikur zjarrin me mendje.Në një libër tjetër të Stephen King”Ndezësi i Zjarrit” personazhi kryesor ,një vajzë e re ,e ka këtë aftësi.Nuk ka vërtetim shkencor që siguron se kjo është aftësi reale.Pavarësisht kësaj ka shumë njerëz të përfshirë në fushën e parapsikologjisë që besojnë se ajo ekziston.Mund të ketë lidhje midis kësaj aftësie të pretenduar dhe raporteve të ndryshme që flasin për djegie spontane të njerëzve.
6-Përceptimi ekstra shqisor
Përceptimi ekstra shqisor ose ESP është aftësia për të mbledhur informacion ,pa përdorur një nga pesë shqisat(quhet edhe shqisa e 6). ESP testohet shpesh me një grumbull prej 25 letrash ,të quajtura letrat Zener.Familjarë për shumë njerëz keto letra formojnë 5 forma:një rreth,nje katror ,një trekëndësh,një bashkësi ekstra dhe një letër teke.Dy njerëz marrin pjesë:njëri i sheh letrat tek për tek,ndersa tjetri përpiqet ti shohë me fuqinë e mendjes.Sërish probabiliteti që ju të gjeni letrën e saktë është 1 në 5 kështu që nuk është metodë e vlefshme për të provuar aftësinë në fjalë.Sigurisht probabiliteti juaj rritet nëe pas cdo letre ju thuhet nëse parashikimi juaj ishte i sakë apo jo.Zakonisht shumica e njerëzve parashikojnë saktë 20për qind të rasteve.
5- Psikometria
Psikometria është aftësia për të “lexuar” informacion nga objektet.Për shembull një psikometrist mund të ketë një orë apo portofol që i përket dikujt,të cilin ai/ajo nuk e njeh dhe duke u përqendruar në abjektin në fjalë,të marrë informacion rreth të shkuarës ,të tashmes dhe të ardhmes të personit në fjalë.Koncepti i psikometrisëështë temë e njohur në aktet skenike dhe në seanca ,ku pjesëmarrësve u kërkohet të japin një objekt personal,i cili pastaj ‘lexohet”nga një tjetër .Kjo është përdorur si baza e vizioneve të Johnny Smith në novelën e Stephen King “Zona e Vdekur” dhe në filmin e përshatur të saj.
4- Mprehtësia
Mprehtësia është transferimi i informacionit pa përdorimin e shqisave,ajo ndryshon nga telepatia ,pasi në të nuk ka transferiminformacini nga një person në një person tjetër.Mendjemprehtët thonë që informacioni vjen nga një botë spirituale.Një aftësi e ngjashme dhe e lidhur me të është aftësia për të dëgjuar së brendshmi informacion që vjen nga të vdekurit.Një njeri i famshëm që mendon të ketë pasur këtë aftësi është Doris Stokes ,një spiritualist britanik.Lidhur me këtë mendohet se shumica e njerëzve lindin me këtë aftësi,mprehyësi,në kuptimin e një dispozite të dhënë ,por në fëmijërinë e tyre për shkak të kërkesës për t’ju përshtatur dhe për t’ju përmbajtur normave sociale të pranueshme ,shumica e tyre nuk e kultivojnë sa duhet e për pasojë e humbasin .Ka shumë institute që ofrojnë trajnime tër të riaktivizuar këtë aftësi të pranishme në vitet e hershme.
3- Bilokimi
Bilokimi është aftësia që pretendon se është e mundur që dikush të jetë në dy vende në të njejtën kohë.Thuhet se Shenjti Pio e ka pasur këtë aftësi .Mendohet se kjo nuk është aftësi shpirtërore ,por fizike cfarë e dallon nga projektimi yjor.Miq të Aliester Croëley,okulist,pretendojnë se ai e ka këtë aftësi ,por ai ishte i pavetëdijshëm për situatat ,në të cilat ai ishte në dy vende njëkohësisht.Thuhet se kjo aftësi provohej madje edhe praktikohej nga mistikët,shenjtorët,murgjit dhe nga ata që merreshin me përshtatje magjike.Ky është shpjegimi gjerësisht i përdorshëm për përrallat,në të cilat njerëzit dashuronin dkë vetëm pak para vdekjes së tij/saj.
2- Projektimi yjor
Projektimi yjor është aftësia për t’u shkëputur shpirtërisht nga trupi dh epër të udhëtuar në distanca të largëta vtëm me mendje .Ndryshon nga bilokimi sepse trupi i dytë nuk është më një trup.Koncepti i prijektimit yjor është familjar prej mijëra vitesh dhe daton që në Kinën e lashtë dhe në kulturat të tjera të vjetra.Ka një skepticizëm të gjerë lidhur me këtë aftësi,pasi e vetmja provë e dëshmi për të është fjala e përsonit që pretendon të jetë i aftë të projektohet.Një studim i dr.Charles Tart konkludoi që projektimi yjor mund të këtë vlefshmeri obbjektive.Psh në një studim të vitit 1967 një subjekt nuk ishte i aftë të zbulonte një numër pesëahifror të vendosur në dhomën tjetër,por dha disa detaje të aktiviteteve që po bënin teknikët që monitoronin eksperimentin.Tart përmblodhi se ka ‘disa shenja që ESP mund të ketë funksionuar në raport me aktivitetet e teknikëve,por kjo nuk është e dhënë përfundimtare.
1- Pasnjohja
Pasnjohja është e kundërta e paranjohjes është aftësia për të parë një ngjarje pasi ajo ka ndodhur.Kjo është ndoshta aftësia më e përdorur në kohët modernë ,meqë shumë forca policore ftojnë njerëz me aftësi të tillë për të sisituar në rastet e vështira dh etë pazgjidhura.Kjo aftësi ka qënë një temë tjetër për novelën e Stephen King “Zona e Vdekur”,ku personazhi kryesor mund të shohë aspektet negtive të së shkuarës së një personi,duke prekur objektet që kanë përkitur atij/asaj.Megjithëse ka pasur disa suksese me vizionet pasnjohëse në hetime të ndryshme kriminalistike,kjo aftësi shihet përgjithësisht si rezultat i informacionit të shumtë që dikush ka mbi kërkimet ekrimit cfarë i siguron atij një përshkrim mjaftueshëm të gjërë e të detajuar,sa të japë një mendim të saktë e të legjetimuar.