Lajme

05 March 2016

10 aktorët e mëdhenj që jetojnë akoma dhe vazhdojnë karrierën

||
0 Comment
|

Janë me qindra ata që përfshihen në kinematografi çdo vit. Qindra aktorë që pas debutimit të tyre në aktrim nuk i sheh më në ekran. Por 10 emrat e listuar më poshtë nuk janë pjesë e kësaj kategorie aktorësh. Ata janë legjenda të ekranit të kinemasë. Vetëm emrat e tyre në posterin e një filmi bëjnë miliona vetë nëpër botë t’i drejtohen kinemasë për ta ndjekur. Këta emra të mëdhenj dallohen ndër të tjera për zërin hipnotizues dhe mjekrat elegante.

10. Donald Sutherland

MONACO-TV-FESTIVAL

Është aktor kanadez që gëzon një karrierë 5 dekada të gjatë. Roli e tij më i njohur është  ai si President Coriolanus Snow në filmin ‘The Hunger Games’ .Role të tjera të rëndësishme të tij janë në filmat  Cold Mountain, The Italian Job, Blackdraft and Six Degrees of Separation. Me një shtatlartësi 1.93m ai e bën praninë e tij të ndihet në çdo skenë. Është fitues i dy çmimeve Golden GLobe dhe një Primetime Emmy për rolin në ‘Citizen X’.

9. Amitabh Bachchan

Amitabh-Bachchan

Është aktor, rregjizor, këngëtar dhe sipërmarrës indian. E ka filluar karrierën në vitin 1969 dhe gjatë saj ka luajtur në 190 filma. Debutimin në Hollywood e bëri në filmin ‘The Great Gatsby’ në rolin e Meyer Wolfsheim. Ai është konsideruar si aktori më me ndikim në Kinemanë Indiane. Amitabh ka një karrierë të sukseshme edhe si prezantues në TV dhe producent. Ka fituar 3 National Film Awards si aktori më i mirë dhe 14 çmime Filmfare. Por nuk mbaron me kaq. Ai u bë dhe pjesë e politikës në vitet 80′. Rolet që aktori ka luajtur kanë qenë nga më të ndryshmet. Duke filluar me atë të një ‘djaloshi të zemëruar’, atë të një fëmije të sëmurë me sindromën Progreria dhe shumë të tjera.

8. Al Pacino

Al-Pacino

Alfred James Pacino i njohur më mirë si Al Pacino është një aktor Amerikan me një karrierë mbi 50 vjecare. I njohur për rolet si Michael Corleone në serialin ‘The Godfather’ dhe si Tony Montana në filmin ‘Scarface’, Al Pacino është shfaqur edhe si djalë i mirë në filma si ‘Serpico’ dhe ‘Insomnia’.  Ka fituar çmime të shumta si psh ‘Aktori Më i Mirë’ në ceremoninë e 65 të Academy Awards për performancën e tij në filmin ‘Aromë gruaje’.  Performanca e tij si Corleone konsiderohet si një nga performancat më të mira në historinë e filmit.

 7. Robert De Niro

Robert-De-Niro

Robert De Niro është aktor dhe producent veteran amerikan. Bashkëpunimet e tij me Martin Scorsese kanë qenë ato që i kanë dhënë suksesin më të mëdha.Disa nga filmat në të cilat ai ka luajtur janë: Mean Street, Raging Bull, Taxi Driver, Cape Fear, Goodfellas and Casino. Në fillim të karrierës, De Niro shpesh portretizonte karaktere komplekse kriminale. Ky aktor i madh është i njohur për kërkimin intensiv  që bën për rolet e tij. Ai shtoi në peshë 27 kg për rolin e tij si boksier në filmin ‘Raging Bull’, jetoi në Sicili për ‘The Godfather Part 2’, ka punuar si shofer taksie për javë të tëra për rolin e tij tek ‘Taxi Driver’ dhe të tjera gjëra si këto vetëm për rolet e tij, që të ishte sa më brenda personazheve. Mund të themi të bindur që kinematografia është me fat që De Niro vazhdon të jetë pjesë aktive e saj.

6. Jack Nicholson

Jack-Nicholson

Jack Nicholson është një aktor amerikan mbreslënës.Përgjatë karrierës së tij ka marrë shumë kritika pozitive për portretizimin e karaktereve të vështira, neurotike dhe me konflikte emocionale. Disa nga rolet e tij më të njohura janë Jack Torrance në filmin Kubrick’s The Shining, Frank Costello në filmin e Scorcese ‘The Departed’ dhe portretizimin ekscentrik të Joker në 1998 në filmin ‘The Batman’.  Në 5 dekadat e fundit aftësitë e mëdha të aktrimit e kanë bërë të nominohet plot 12 herë për Academy Award. Ai gjithashtu mban rekordin për fitimin e 3 çmimeve Oscar si aktori më i mirë. Ka fituar po ashtu dhe 6 Golden Globes dhe në 1994 ai u kthye në aktorin më të ri që mori çmimin ‘Life Achievemen’t të Institutit Amerikan të Filmit.

 

5. Sir Patrick Stewart

Sir-Patrick-Stewart

Patrick Stewart është aktori që luan rolet e njohura të Professor Charles Xavier në  filmat ‘X-Men’ dhe Captain Jean-Luc Picard në filmat ‘Star Trek’. Ai është aktor teatri dhe filmi. Njihet për zërin e tij të fortë bariton, zë që e kemi dëgjuar dhe në shumë filma të animuar, seriale televizive dhe video lojëra. Sir Patrick, një nga aktorët më të mëdhenj gjallë që shfaqet shpesh në pjesë teatrale si në Angli ashtu edhe në SHBA, dhe që të gjithë urojnë që kjo të vazhdojë edhe për vite të tjera.

 

4. Sir Michael Caine

Sir-Michael-Caine

Sir Michael Caine është aktor anglez shumë i njohur për theksin e tij anglez Cockey.  81 vjecari ka luajtur në mbi 110 filma që kur bëri debutimin e tij në 1956. Është shfaqur në filma ikonë si ‘The Italian Job’ (1969), ‘The Man Who Would Be King’ (1975) dhe ‘Educating Rita’ (1983). Vitet e fundit ka luajtur dhe në trilogjinë ‘Batman’ në rolin e shërbyesit Albert PennyWorth. Britaniku ka fituar 2 Academy Award pasi ishte nominuar 6 herë.

3. Morgan Freeman

Science Channel

Morgan Freeman  është aktor amerikan shumë i njohur. Ka luajtur në filma të njohur si Unforgiven, Driving Miss Daisy, The Shawshank Redemption, Invictus, Seven dhe së fundmi në trilogjinë ‘The Dark Knight’  dhe ‘The Lego Movie’. E ka nisur karrierën në vitin 1971 dhe tashmë është kthyer në një nga aktorët më të dashur e të kërkuar falë edhe zërit të tij të thellë e të vecantë. Morgan është nominuar 5 herë për Academy Award dhe Golden Globe dhe ka fituar 2 prej tyre njëkohësisht.

2. Sir Ian McKellen

Sir-Ian-McKellen

Ian McKellen është aktor anglez që e ka nisur karrierën në teatër në vitin 1959, dhe deri më sot ka luajtur në shumë filma të rëndësishëm si  Richard III, King Lear, Gods and Monsters.  Gjithashtu në 5 filmat ‘X-Man’, si magjistari me mjekër në  ‘Lord of the Rings’ dhe  trilogjinë ‘The Hobbit’ . Si një aktor që e ka pranuar haptazi homoseksualitetin e tij ai është një aktivist aktiv i LGBT. Ky aktor Shekspirian është fitues i 6 çmimeve Laurence-Olivier, një Golden Globe, një cmim SAG dhe një Tony për performancat në skenë dhe ekran.

 

1. Clinton ‘Clint’ Eastwood

Clinton-‘Clint’-Eastwood-1

Eastwood aktor amerikan u bë i njohur si një ikonë mashkullore me portretizimin e tij prej një djali të fortë në filma si trilogjia ‘Dollars’. E nisi karrierën në vitin 1960 me trilogjinë e lartpërmendur dhe që u mbyll me ‘The Good, the Bad and the Ugly’ që tani konsiderohet si një nga filmat më të mirë në histori. Eastwood luajti si polic i korruptuar Harry Callahan në vitet 1970-1980 në 5 filmat ‘Dirty Harry’. Në 1992 Eastwood ishte rregjizor i ‘Unforgiven’ që fitoi 4 Academy Award. Ai gjithashtu ka qenë regjizor i Mystic River, Gran Torino, J. Edgar, Million Dollar Baby, Invictus dhe American Sniper.85 vjecari është ndër regjizorët më të mëdhenj në moshë që merr çmim  Academy Award, Best Director. Ky kaubojs fatmirësisht pavarësisht moshës nuk ka shfaqur shenja që do e mbyllë karrierën e tij dhe ne shpresojmë që kjo të zgjasë sa më shumë.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com