10 bashkshortet më mizore
1. Katherine Knight
Katherine Knight është australiania e pare që dënohet me burgim të përjetshëm pa të drejtën e lirimit me kusht. Krimi për të cilin ajo mori këtë dënim është nga ata më monstruozët. Ajo goditi me thikë kasapi burrin e saj plot 37 herë, pastaj ia rropi lëkurën dhe trupin ia vari në një ganxhë mishi në dhomën e ndenjes. Por nuk mbaron me kaq. Trupin ia preu në pjesë, dhe me mollaqet gatoi perimet ndërsa kokën ia vuri të ziej në një tenxhere. Të gjitha këto ushqime ajo i gatoi për fëmijët e bashkshortit, të cilët fatmirësisht nuk arritën t’i provonin pasi policia arriti në shtëpi përpara tyre.
2. Maria Savez
Maria Savez gjeti bashkshortin e saj në shtrat me shërbyesen e tyre, dhe me një shpejtësi të madhe vrapoi për në garazh ku mori një sëpatë druri dhe i ra me të në kokë bashkshortit. Pas kësaj bashkshortin e cuan në spital dhe mjekëve i’u deshën 6 orë operacion për t’ia hequr sëpatën nga koka. Çuditërisht ai mbijetoi dhe bën një jetë normale pas shërimit të plotë.
3. Stacey Castor
Stacy Castor organizoi një skemë që ta bënte vrasjen e burrit të saj të dukej si vetvrasje. Por policët dyshues nuk u bindën lehtë dhe filluan të kërkonin për të kaluarën e gruas. Ata zbulluan se ish bashkshorti i saj kishte vdekur nga një atak në zemër. Kjo i bëri ata të dyshonin edhe më shumë dhe kërkuan një autopsi të trupit të tij.Doli që në trupin e bashkshortit të parë kishte ‘etilen glikol’ e njëjta substancë që u gjet dhe në trupin e bashkshortit të dytë. Pas kësaj Stacy vuri në jetë planin B. Ajo nxori prova që tregonin sikur vajza e saj Ashley ish fajtorja.( Ashley ndërkohë ishte vetëm 7 vjec kur babai i saj vdiq). Vajza u shtrua në spital pas konsumimit të disa pilulave dhe vodka.Pilula që ia dha nëna e saj dhe që për pak i morën jetën. Fatmirësisht ajo shpëtoi dhe dëshmoi në gjyqin kundra nënës së saj kriminele.
4. Omaima Aree Nelson
E radhës është një modele. Quhet Aree Nelson .Ajo u përpoq ta copëtonte trupin e të shoqit tek makinaria që hidhen mbeturinat por nuk ia doli sepse ai bashkshorti kish qenë goxha shtatlartë. Ndaj cberi do pyesni ju.. e ziu pjesë-pjesë, e skuqi mirë dhe e hëngri. E tmerrshme!!
5. Gruaja e zemëruar I pret testikujt bashkshortit teksa po flinte
Një grua e zemëruar kineze i preu testikujt të shoqit teksa po flinte që sipas saj të shpëtonte martesën.
Quhet Li dhe është gjinekologe dhe gjithashtu një nënë e mirë. Ajo kujdesej shumë mirë si për fëmijët dhe për bashkshortin.Ajo i kërkoi divorcin por Huang refuzoi.Ai vuante nga diarea. Li i dha tableta për gjumë në vend të ilaceve. Kur Huang po flinte ajo bëri aktin mizor. Ja preu testikujt me një thikë frutsh..imagjinoni. Gruaja u arrestua.dhe e dini cberi bashkshorti… i kërkoi policisë të ishin sa më pak të ashpër me të sepse ndihej sikur ishte vetë fajtor.
6. Gruaja që e la bashkshortin me një pjesë të penisit të tij në dorë
Një grua shumë e zemëruar, e tërbuar fare do të thoja, kafshoi organin sexual të bashkshortit pasi e gjeti atë duke bërë dashuri me shoqen e saj më të mirë. Katya Kharitovonova 36 vjec u dënua me 2 vite burg për plagët që i shkaktoi Mikhail-it 40 vjec dhe dashnores së tij Liza Dmitriyeva 33 vjec. Cifti kishin dalë për një shëtitje kur takuan rastësisht shoqen e Katya-it dhe e ftuan në shtëpinë e tyre për drkë. Pasi hëngrën ata u ulën të shihnin një film. Por Katye-n e zuri gjumi. Pas një ore ajo u zgjua, por ajo që pa nuk i pëlqeu aspak. Burri dhe shoqja e saj e ngushtë ishin në mes të një akti seksual. Ajo menjëherë mori një llambadar dhe ia theu në kokë Lizë-s. Pas kësaj kafshoi aq fortë sa i shkëputi një pjesë organin sexual të Mikhail. Duke kuptuar seriozitetin e plagëve që kish shkaktuar ajo mori në telefon ambulancën. Liza pësoi tronditje të rëndë ndërsa Mikhail-it ia ngjitën pjesën e shkëputur.
7. Gruaja që e vrau aksidentalisht bashkshortin gjatë një loje sexuale
Tony 46 dhe Crystal Boarder 31 ishin cift prej 10 vitesh dhe shpesh luanin lojëra “kinky s..x games” që përfshijnë akte të skllavërisë dhe mbytjes. Ata kryen aktet e mbytjes me qese plastike, mbytjes në vaskë, varje në hambar etj. Madje edhe filmuan veten e tyre gjatë kohës që i bënin. Pasi Crystal lidhi litarin në qafë dhe burri e ndihmoi të varej, ai e ndihmoi të ngrihej. Por pastaj ishte radha e bashkshortit që të hidhej. Por kur ai u var direkt i ra të fikët. Pas 15 minutash gruaja arriti ta ngrinte atë por normalisht ai ishte pajetë. Në minutat në vazhdim ajo kontrollonte pulsin e bashkshortit dhe pinte cigare. Deri sa e kuptoj se skish më shpresa dhe mori në telefon policinë për t’i thënë që kish vrarë bashkshortin aksidentalisht gjatë një loje sexuale. Në fakt para disa vitesh edhe Tony-t i vdiq e dashura teksa po luanin të njëjtat lojëra. Njerëz të cuditshem…
8. Gruaja 76 vjecare që dyshohet të ketë vrarë 4 nga 5 burrat me të cilët është martuar
Gruaja 76 vjecare është tashmë në burgun e Carolinës së Veriut, e akuzuar për punësimin e një vrasësi me pagesë për të vrarë bashkshortin e 4-t të saj. Autoritetet janë duke rishqyrtuar vdekjen e fëmijës së parë dhe vdekjen e 4 bashkshortëve. Ajo kish marrë $20,000 në 1986 kur Harold Gentry ish vrarë në shtëpinë e tij. Një vit më vonë kish marrë $10,000 kur i vdiq i biri. Shuma të tilla kish marë dhe për vdekjen e bashkshortëve të tjerë.
Për njerëzit që e njihnin ajo dukej një grua miqsore që shkontë në qendrat e bukurisë, në Kishë si dhe bënte akte bamirësie. Përjashtim bëjnë vetëm familjarët të cilët e kishin vënë re ndryshimin e të afërmes së tyre kur dilte në publik dhe kur ishte në shtëpi.
9. Gruaja që zgjodhi kafshën e saj shtëpiake që është një krokodil, para bashkshortit të saj
Një grua australiane, Vicki Lowing u divorcua nga bashkshorti i saj pasi ai i kërkoi ta largonin nga shtëpia krokodilin Johnie. Zonja Lowing 52 vjec e ka mbajtur krokodilin 1.5 m prej 13 vitesh dhe e konsideron fëmijën e saj, madje ai lëviz lirshëm nëpër shtëpi dhe natën ka rastë fle në të njëjtin shtat me djalin e saj Andrew. Ajo e adoptoi zvarranikun pasi e kishin braktisur në derën e shtëpisë së saj në vitin 1996. Bashkshorti i saj, Greg tregoi se ajo i kushtonte krokodilit më shumë kohë se kujtdo tjetër. Vicky si kundërpërgigje kishte: Burrat mund të kujdesen për veten por krokodili im nuk mund t’i përgatisë vetë vaktet për të ngrënë.
10. Gruaja që tradhëtoi bashkshortin që kish dhuruar veshkën për të
Dr Richard Batista u martua Dawnell Batista në 1990. Në vitin 2001 pas 2 transplanteve të dështuara Batista pasi mësoi se ishte I përputhshëm më gruan e tij, I dhuroi asaj një nga veshkat e tij. Pas transplantit të sukseshëm, Dawnell mbijetoi por jo martesa e tyre e cila zgjati edhe vetëm 4 vite. Znj Daënell pas transplantit u ndje sikur I ishte dhënë një mundësi e re ndaj u kthye në Universitet dhe mbaroi Masterin për infermiere, njëkohësisht filloi dhe një kurs për karate. Sipas Richard gruaja e tij ia shpërbleu gjestin duke fjetur me terapistin e saj dhe më pas duke I ndaluar atij të takojë 3 fëmijët e tyre. Doktori zemërthyer tani kërkon shpërblimprej $1.5 million për veshkën e dhuruar. E gjithë kjo sipas tij është pasojë e sjelljes së ishbashkshortes.