10 çiftet me historitë më të famshme të dashurisë
1- Kleopatra dhe Antoni
Disa historianë këmbëngulin, se mbretëresha egjiptiane në të njëjtën kohë admironte Cezarin, por lidhja me Mark Antonin ka qenë vetëm një provë për të treguar se sa e pavarur ishte ajo në ndjenjat dashurore. Historianë të tjerë betohen se historia me Cezarin ka qenë vetëm politikë, ndërsa lidhja me Mark Antonin ka qenë një dashuri unikale e vetme dhe e vërtetë çfarëdo që të thonë historianët, takimi i tyre ishte vendimtar që solli një nga luftërat më të mëdha të historisë së njerëzimit. Në vitin ‘30 para Krishtit, Oktavjan qëndronte para Aleksandrisë, ndërsa Kleopatra kërkonte rrugëdalje për t’ju shmangur disfatës së sigurtë. Ajo i urdhëroi shërbëtorët e saj të lajmëronin Mark Antonin, se ajo do të vdiste. Nga trishtimi ai u vetëvra duke e ngulur thikën në zemër, pranë saj.
2-Elizabet Tejlor dhe Riçard Bërton
Elizabet Tejlor dhe Riçard Bërton kanë qenë nga ato çiftet e rralla të shquar për dashurinë e tyre të jashtëzakonshme. Të njohur për dashurinë e tyre të çmendur dhe për xhelozinë e tyre të tejskajshme për njeri tjetrin, ishin aktorët më të përshtatshëm për këtë film.
3-Vajza e rojës së burgut
Në kohën e kontradiktave kundër të krishterëve,një mjek dhe predikues i quajtur Valentin, megjithë urdhrin e rreptë që Mbreti Klaudi i II, kishte dhënë, ai bashkonte dhe martonte fshehurazi çiftet e dashuruara, rojet e mbretit e zbuluan dhe e dënuan me vdekje. Njëherë thonë që roja i burgut dërgoi vajzën e vet që ishte e verbër me qëllim që ai ta shëronte. Ai e dinte që po i afronte vdekja dhe se kjo sëmundje ishte e pashërueshme. Valentini i shkruajti Valentinës një letër dashurie dhe derdhi mbi të shafran. Ai sapo e pa vajzën ra në dashuri me të. Në 14 shkurt të vitit 270 Valentinin e ekzekutuan, babai i dorëzoi letrën, sapo vajza e mori në dorë dhe e hapi papritur ajo filloj të shikonte, gjëja e parë që pa ishte ngjyra e verdhë e ndezur e shafranit-magjiplotë, pra që nga ajo ditë ajo filloj të shikonte botën, por Valentinin nuk e pa më.
4-Romeo dhe Zhuljeta
romeo dhe zhuljetaMendoj se nuk ndodhet asnjë vend i botës që mos ta dijë historinë e famshme të Romeo dhe Zhuljetës, dashurinë e tyre të flaktë me fund tragjik. Përplasjet mes dy familjeve Monteki dhe Kapuleti dhe pajtohen pas vdekjes së fëmijëve të tyre. Por deri më sot, në Verona, ballkoni poshtë të cilit dy të rinjtë shkëmbyen vështrimet dhe fjalët e para të dashurisë dhe ku ata patën vdekjen e tyre fatale. Ai vend tashmë është bërë i shenjtë për të gjithë njerëzit që shkojnë dhe e vizitojnë shtëpinë e Zhuljetës dhe ballkonin e famshëm. Sidomos në ditën e Shën Valentinit ai vizitohet nga qindra dhe mijëra çifte të dashuruar.
5-Shah Xhahan dhe Muntaz Mahall
Shah Xhahan dhe Muntaz MahallNë territorin e Indisë së sotme, në vitin 1612, 15-vjeçarja Shah Xhahan u martua me Arxhumand banu Begam- bukuroshen 14 vjeçare vajza e ministrit të qeverisë së tij. Ajo e pranoi emrin Muntaz Mahall dhe të dy jetuan të lumtur për 17 vjet. Ajo ishte shoqja e tij më e mirë dhe e shoqëronte kudo. Ajo ishte krahu i tij i djathë edhe gjatë trazirave ushtarake. Ndërsa në vitin 1630 ajo bashkëpunoi me të gjatë fushatës së madhe. Ajo vdes gjatë lindjes. Por para se të vdiste ajo e lutu bashkëshortin e saj ti plotësonte dy dëshira si: që të mos martohej më kurrë, dhe tjetra-të ndërtonte një muzeum për nderin e saj, që mos të kishte të dytë në botë. Muzeut i vunë emrin “Tazh-i-Mahall” dhe deri në ditët e sotme mbetet simbol i dashurisë së pastër e të mrekullueshme ndërmjet një burri dhe një gruaje.
6-Romeo dhe Zhuljeta e ditëve tona nga Sarajeva
Romeo dhe Zhuljeta e ditëve tona nga SarajevaNë vitin 1932 të rinj të dashuruar – një vajzë myslimane dhe një djalë serb i krishterë u bënë të famshëm si Romeo dhe Zhuljeta nga Sarajeva. Admira Ismiç dhe Boshko Brëkiç, vendosën që të mbeten bashkë dhe vetëm vdekja do i ndante. Ata të dy planifikuan të largohen fshehurazi nga Sarajeva e rrethuar prej forcave serbe. Në natën e 18 Majit, provuan të kalonin lumin, që ndante pozicionet serbe prej pozicioneve të myslimanëve, u qëlluan prej snajperistëve. Boshkon e vranë në vend me breshëri, ndërsa Admira, e plagosur rëndë dhe me plagët e hapura që i rridhnin gjak. U zvarrit ashtu me shpirt nëpër dhëmb dhe arriti me shumë vështirësi ju afrua e përqafoj e përlotur dhe qëndroi ashtu derisa i doli fryma e fundit. Për nder të historisë së tyre u realizua një film dokumentar i quajtur “Romeo dhe Zhuljeta nga Sarajeva”.
7-Ingrid Bergman dhe Roberto Roselini
Ingrid Bergman dhe Roberto RoseliniHollivudi i ka dhënë botës jo vetëm filma, por edhe histori të forta dashurie. I njohur mbetet pasioni ndërmjet ikonës hollivudiane Ingrid Bergman dhe regjisorit të famshëm Roberto Rosselini. Ajo ishte e martuar me një kirurg që kishte marrë me vete edhe një vajzë. Ingridi sillej sikur jetonte në një familje ideale. Takimi i saj me italianin u bë për shkak të filmit, bë për shkak të filmit, por më pas ky takim kthye në një histeri të vërtetë. Kur ai e ndoqi nëpër vende të ndryshme të Europës, i frikësuar se mos ta humbte Ingrid-in. Nëpër Europë, Ingrid Bergman pati shumë sukses, por ajo e braktisi, po ashtu edhe të birin dhe të shoqin. Kur në vitin 1949 ajo u vendos në Romë me Roselinin dhe deklaroi se po largohej nga kinemaja. Hollivudi u trondit ndjeshëm nga Ingrid Bergman, më pas ajo u pati tre fëmijë me Roselinin. Një nga fëmijët është artistja Izabela Roselini.
8-Merilin Monro dhe Xho di Maxho
Merilin Monro dhe Xho di MaxhoIshte viti 1954, kur gruaja më e dëshiruar si në Amerikë, po ashtu edhe në të gjithë botën, Merilin Monro, vendosi të martohej me djalin me prindër emigrant italianë siç ishte bejzbollisti i famshëm Xho di Maxho. Biografët e saj theksojnë se ai ishte burri i vetëm që më parë e kishte dashuruar marrëzisht dhe vazhdoi ta dashuronte derisa ajo vdiq. Por ai nuk arriti ta ndalonte divorcin pas nëntë muajve. Çfarë do të kishte qenë shkaku i ndarjes së tyre, ai vazhdoi ti qëndronte pranë deri në fund të jetës. Megjithëse mbante lidhje edhe me ish gruan e tij. I qëndroj pranë në momentet e saj më të vështira sidomos kur u sëmurë nga depresioni nervor, por në fund ai organizoi edhe varrimin e saj.
9-Napoleon Bonaparti dhe Zhozefina dy Boarne
Napoleon Bonaparti dhe Zhozefina dy BoarneThonë që Napoleoni me trup të vogël, por me mendje të ndritur, kishte shumë sukses me gratë. Por në histori ka hyrë vetëm njëra prej tyre dhe mbahet mend vetëm një, dashuri, ajo e tij me Zhozefinën. Gjatë kohës së revolucionit , bashkëshorti i Zhozefinës bie në duart e revolucionarëve të cilët e çuan në gijotinë. Atë e futën në burg nga i cili ajo doli 30 vjeçe, e ligështuar edhe me dy fëmijë. Një ditë më vonë ligjit që nxori Napoleoni se kushdo që kishte një armë duhet ta dorëzonte autoriteteve shtetërore, në rezidencën e shtabit ku qëndronte Napoleoni, erdhi një djalë i vogël, duke ju drejtuar personalisht Napoleonit me një kërkesë të veçantë, për të mbajtur shpatën e të atit si kujtim. Bonaparti i jep lejen djalit dhe të nesërmen në mëngjes në rezidencën personale të tij shfaqet e ëma e djalit të vogël, që ti shprehte falenderimin Bonapartit. Pas disa ditësh Napoleoni ia ktheu vizitën dhe kështu u krijua një miqësi që vazhdoi… ”A e di ti vëllai im i dashur – shkruante Bonaparti i dashuruar të vëllait, – që Zhozefina është gruaja e parë që unë adhuroj. Nëse ajo nuk më do, unë nuk e dua më jetën në këtë botë…”. Thonë, se kur më vonë asaj i duhej të dilte nga pallati i tij rezidencial ajo parfumosi të gjitha ambientet me parfumin e saj dhe si rrjedhim perandori i trishtuar për muaj me radhë nuk shkeli në to.
10-Franc Jozefi dhe Elizabeta e tij e shtrenjtë
Franc Jozefi dhe Elizabeta e tij e shtrenjtëNjë nga temat shumë interesante për subjekt filmi mbetet edhe historia e dashurisë së bukur, por të mjerë e perandorit austriak Franc Jozef dhe gruas së tij të mrekullueshme Elizabet, e mbiquajtura nga njerëzit e zakonshëm që e deshën shumë “Sisi”. Në dukje, perandori ishte fejuar me një vajzë tjetër, por që kur e pa përherë të parë ajo u bë për të një mit, atëherë ajo ishte 15 vjeçe. Ai u dashurua me gjithë fuqinë e shpirtit megjithëse ata kishin lidhje gjaku me njëri tjetrin. Por edhe ajo nuk mund ta fshihte dashurinë që kishte për kushëririn e saj. Këmbëngulja e saj qëndronte që ajo të qëndronte bashkë me të kështu vendosën të flenë bashkë në një dhomë, u bë një shkelje e rëndë e rregullave të rrepta të etikës së oborrit.
Gjenevë, ishte viti 1898 kur dashuria e tyre u pre në mes, nga një anarkist i çmendur i cili u lëshua drejt saj me një thikë që e shtrëngonte në dorë dhe e shpoj tejpërtej Sisin. Të nesërmen pas vdekjes perandori tha: ”Nuk mund ta merrni me mend sa shumë e kam dashur atë grua…!”
Ka edhe çifte te tjera qe kane hyrë në historinë e njerëzimit, një nga ata ishte Sulltani i Madhërishëm me Hyrjemin e tij që e dashuroi marrëzisht gjatë gjithë jetës së tij.