10 çiftet më të përfolur të showbizit në Shqipëri
1. Ledion Liço dhe Sara Hoxha
Marrëdhënia e nisur rreth dy vite më parë mes 19-vjeçares dhe prezantuesit dhjetë vite më të madh, Ledion Liço, është zyrtarizuar.
Pas shumë spekulimeve për kriza të mundshme, ndarje e ribashkime, çifti tani janë të fejuar.Sara Hoxha ka postuar foton e unazës së propozimit i cili duket se ka ndodhur natën e Vitit të Ri. Trashëgimtarja e Top Channel i ka thënë Po Ledionit, ndërsa shprehet se 2016-a e ka gjetur ndryshe.
2. AmardaToska dhe Ermal Mamaqi
Janë ndër ciftet më të dashur të showbizit. Ami vlerësohet për bukurinë dhe ëmbëlsinë ndërkohë Ermali për humorin e tij karakteristikë. Të dy janë duke korrur sukses pas suksesi në karrierë. Janë martuar vite më parë dhe tanimë jetën ua ka zbukuruar djali I tyre Joel.
3. Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj
Aktori i humorit, Besart Kallaku i njohur si “Gjini” dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, prej vitesh po shijojnë një histori dashurie që është kthyer në një lidhje intensive tashmë.
Por në fakt, dy artistët e përshkruajnë lidhjen e tyre si një raport të mbushur me aventurë, batuta dhe humor, që nuk përfshihet kurrë nga rutina.
Kështu konfirmon edhe vetë Besi, i cili shprehet se pavarësisht kohës së gjatë që janë bashkë me Xhensilën, ende nuk planifikojnë një martesë të paktën në dy vitet që vijnë.
4. Nora Istrefi dhe Robert Berisha
Është përfolur shumë për një ndarje të mundshme mes çiftit, por asnjëri nuk e konfirmoi një gjë të tillë,
Gjatë kësaj periudhe që çifti u përfolën shumë për ndarje, ata nuk janë parë bashkë për asnjë moment.
Para dy ditësh ata kanë shijuar pasditen në parkun e Gërmisë bashkë me vajzën. E këtë e dëshmojnë fotografitë e publikuara nga Roberti në Instagram dhe Nora në Snapchat me vajzën e tyre.
Por çifti ende nuk kanë publikuar një fotografi së bashku. Ajo që është e sigurtë në këtë rast është se Nora dhe Roberti po kalojnë ditë të lumtura së bashku me vajzën e tyre Rene.
5. Blero dhe Afrona
Këngëtari ka kohë që është lidhur me modelen e njohur që jeton në Zvicër. Dhe tani pas shumë kohësh bashkë, ata duket se po presin të bëhen prindër. Në fakt çifti po dyshon për shtatzëninë, teksa vetëm pritet të konfirmohet ky lajm. Publiku është shumë kurioz të dijë se çfarë ndodhë me jetën e tyre sentimenatel.Së fundmi pati zëra se lidhja e tyre po pëson krizë dhe se mardhëniet mes tyre janë ftohur.Por menjëherë ka reaguar Afrona përmes fotove në Instagram se ata janë shumë mirë dhe po shijojnë në maksimum dashurinë e tyre.Në disa intervista ku dyshja ishte musafire, deklaruar publikisht se ndjeheshin të dashuruar se se lidhja e tyre është serioze.
6.Big Basta dhe Vesa Luma
Çifti simpatik I këngëtarëve jane afeksionuar me njëri-tjetrin gjatë edicionit tëvitit 2013 të ‘Dancing with the Stars’. E kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në 12 shtator të vitit që lamë pas. Ceremoninë e zhvilluan në Kalanë e Lëkurësit në qytetin e Sarandës. Muaj më vonë artistët dhanë lajmin se do të bëheshin prindër. Djali I tyre pritet të lindë në 6 mujorin e parë të këtij viti.
7.Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Edhe cifti I radhë për të cilin do tju flas është një cift shumë simpatik këngëtarësh. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj prej vitesh janë në një marrëdhënie dashurie. Verën e kaluar Albani I propozoi të dashurës së zemrës, dhe pas përgjigjes positive të gjithë prisnin lajmin për martesë. Por këtij lajmi I parapriu ai I shtatëzanisë së Miriamit. Në 28 nëntor në Gjermani ajo solli në jetë Amelinë. “Fryti më i çmuar i dashurisë tonë. Nuk gjej fjalë të përshkruaj këtë ndjesi. Faleminderit Zot për këtë bekim, Ameli dhe ne ju përqafojmë dhe urojmë Gëzuar ditën e Pavarësisë.” Ishin këto fjalët që këngëtarja shkroi në rrjete sociale. Ndërkohë Albani ka shkruar “Ditën e lindjes së vajzës time e festojnë të gjithë shqipëtarët! Nuk mund të isha një njeri më lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit.”
8. Turjan Hyska dhe Orinda Huta
Janë të lidhur prej 8 vitesh por kanë filluar të bashkëjetojne 4 vite më parë. Janë një çift I rezervuar të cilët nuk është se ndajnë shumë gjëra të jetës private me ndjekësit e tyre. Punojnë në të njëjtin televizion prej vitesh por sic edhe vetë kanë deklaruar nuk futen shumë në punët e njëri tjetrit.
9. Getoar Selimi dhe Marina Vjollca
Ndër ciftet më të përfolura të momentit në mediat rozë. Kanë qenë nga ata që e kanë lodhur më shumë publikun, pasi deri vonë nuk e pranonin që ishin në një marrëdhie. Portalet vlonin muaj më parë nga lajme dhe foto që përpiqeshin të kapnin mat prezantuesen simpatike dhe reperin kosovar. Pasi më në fund e pranuan se ishin të lidhur ata janë kujdesur që marrëdhënien ta shijojnë në maximum. Parisi ishte një nga destinacionet e udhëtimeve të tyre sëbashku.
10. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha
Modelja, prezantuesja dhe së fundmi blogerja Armina Mevlani është prej vitesh e dashura e djalit të ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berishës. Lidhja e tyre erdhi pas ndarjes së Shkëlzenit nga bashkshortja e tij. Ishte ndër më të përfolurat pasi mendohej se Armina ishte shkaktarja e këtij divorci. Por në një intervistë 1 vit më parë blogerja ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet e Shkëlzenit me ish bashkëshorten e tij, Sadije Berisha, ishin në rënie dhe vetëm pas kësaj, lindi dashuria e çiftit të ri me shikim të parë. Tanimë cifti janë më të lumtur se kurrë, pasi edhe familja e Shkëlzenit duket se e kanë pranuar në gjirin e tyre Arminën.