1

Foodie Crush 
Heidi Larsen e nisi këtë aventurë me qëllim krijimin e një reviste online me blogerët më inovativë të ushqimit, recetave dhe fotografive të tyre, pasi u punësua si drejtoreshë arti për revista të ndryshme rajonale në Utah. Tani, blogu e saj përmban një kombinim të recetave të mahnitshme, që mund t’i përgatisni edhe ju. Çfarë prisni?

2

Gime Somme Oven 
Ali Ebright filloi të dilte nga kuzhina e saj në Kansas City në vitin 2009 dhe Gimme Some Oven u rrit për të qenë një nga faqet më të mira në botë të ushqimit, duke ofruar ushqime të lehta, të shijshme dhe të shëndetshme, shumë prej të cilave u përgjigjen nevojave të veçanta dietike. Ajo është bërë edhe një fotografe e talentuar, dhe e ndritshme me fokus në sallata frutash, takos, pasta, biskota, kokteje, etj.

3

Dishing up the Dirt 
Andrea Bemis dhe burri i saj kanë një fermë prej gjashtë hektarësh në Parkdale, Oregon. Ky është vendi ku merren shumica e përbërësve për recetave të thjeshta, të shëndetshme nga ferma direkt e në tryezën tuaj. Ju mund ta ndjeni punën dhe dashurinë që përshkron çdo pjatë në këto foto të bukura.

4

Diethood
Me origjinë maqedonase, Katerina Petrovska filloi si shumë blogere ushqimi, duke hedhur foto nga momentet e gatimit, në tenxhere, apo tigan. Kjo kureshtje e natyrshme u shoqërua me fotografimin dhe shkrimin e recetave, të cilat u adaptuan më pas në një blog ushqimi tradicional, të ëmbël, plot stil e gjallëri.

5

Damn Delicious
Specialiteti i bloggeres Chungah Rhee është të qenit i shëndetshëm, i shpejtë, me receta që vijnë në kuzhinën tuaj, pa sakrifikuar cilësinë e ushqimit apo shijen. Ne mendojmë se ajo shpenzon pak më shumë kohë në fotot e saj, se sa në procesin e gatimit, edhe pse gjithçka është kaq e shijshme dhe ngjan tamam me një vepër arti.

6

Cooking Classy 
Një histori e vërtetë e suksesit autentik! Jaclyn Bell është një nënë, e cila në mënyrë autodidakte nisi të postojë gjithçka lidhet me ushqimin, vetëm duke përgatitur receta për familjen e saj. Recetat dhe fotografitë e saj morën shpejt vëmendjen e audiencës dhe blogu (ushqimi i IG) përmban një balancë të këndshme të shpikjeve të ëmbla dhe të shijshme.

7

Floating Kitchen 
Liz Harris është një bloger i Newburyport, Massachusetts, i cili fokusohet në përbërës të freskët dhe sezonal dhe ofron një përzierje të recetave të këndshme dhe koktejeve. Përveç fotografive absolutisht mahnitëse të recetave, ju do të gjeni në Floating Kitchen, edhe zbulime të papërmbajtshme që ndeshen përgjatë rrugës, si këto donuts që i ajo pikasi në një treg fermerësh në Massachusetts.

8

Cookie and Kate 
Blogeri Kathryne Taylor, fokusohet në receta vegjetariane. Ai është vetshpallur i tillë dhe në asnjë recetë që pregatitet prej tij nuk gjen mish, nuk ka shanse, sepse pjatat e tij janë të freskëta, kryesisht me bazë gruri, që të bëjnë të mbetesh gjatë në to. Vërtet interesant!

9

Minimalist baker 
Dana Schultz qendron e vërtetë në pretendimin e saj se blogu është thjesht çështje fame. Duke krijuar receta me të vërtetë minimaliste, që kërkojnë më pak se 10 përbërës secila, ose maksimumi 30 minuta kohë për t’u përgatitur, ajo na tregon se kur diçka vjen se brendshmi, rezultati është gjithmonë një sukses i garantuar. Schultz ka sot 377 mijë ndjekës në instagram. A nuk ju duket arritje kjo?

10

Closet cooking
Me bazë në Toronto, gjithçka në kulinari nisi si shaka, por pas çdo fotoje të postuar Kevin Lynch kuptoi se interesi për ushqimin, shkonte përtej çdo pasioni. Receta plot ngjyra dhe të shijshme, sot është një nga bloget e ushqimit më të ndjekura në instagram.