Lajme

24 February 2017

10 gjëra të çuditshme që ndodhin çdo ditë në Kinë

|
By
|
0 Comment
|

10- Të burgosurit mund të zëvendësohen
Nëse dikush kryen krim në Shqipëri, ai shkon në burg ( të paktën shpresohet). Në Kinë, kjo gjë nuk është e thënë. Nëse autori është i pasur, ai mund të paguajë dikë tjetër për të kryer dënimin në vend të tij. Kina, zyrtarisht nuk thotë se kjo është e mundur, por ka dëshmi të shumta të njerëzve, të cilët janë paguar (duke pasur parasysh se shumë njerëz në Kinë janë të varfër) për kryerjen e dënimit në vendin e një personi tjetër.

9. Ndotja në Kinë
Edhe pse kombi nuk wshtw krejtësisht i ndotur, ka zona ku një pluhur i imët është dhjetëra herë më i lartë se sa nivelet e përcaktuara nga OBSH. Pluhuri në qytete si Pekini mund edhe të shihet nga hapësira dhe madje ndonjëherë fluturimet anulohen për shkak të shikimit të dobët të shkaktuar nga ndotja e ajrit. Edhe pse duket e pabesueshme, kinezët janë të detyruar të qëndrojnë brenda ndërtesave për të shmangur dëmtimin e mushkërive.

8- Qytete fantazmë
Kur ekonomia është e mirë, ata bëjnë investime të të gjitha llojeve. Në veçanti investohet në llaç e tulla, pasi u parashikua që miliona kinezë do të shkonin nga fshati drejt qyteteve, po kjo nuk ndodhi. Pra sot në Kinë ka shumë ndërtesa tërësisht të banueshme, por që aty nuk ka banuar asnjë njeri. Pra në Kinë ka qytete fantazma, pa njerëz që kanë jetuar aty.

7-Ngrënia e qenve
Nëse e themi në Shqipëri një gjë të tillë, kjo është herezi, por në Kinë ngrënia e qenve është diçka tradicionale. Fatmirësisht ky realitet po ndryshon në Kinë sepse njerëzit po përshtaten me stilin perëndimor dhe njerëzit që konsumojnë qentë janë më të paktë në numër.

6- Nxirja e lëkurës nuk është indeks bukurie
Në vendin tonë, një person i nxirë bën shumë figurë dhe perceptohet si një gjë e bukur. Në Kinë, ndodh e kundërta: gratë në veçanti janë të bukura nëse kanë lëkurë të bardhë. Për ato, njerëzit me lëkurë të nxirë janë të varfrit dhe fshatarët që kalojnë shumë orë nën diell. Të pasurit rrinë brenda dhe nuk nxihen dhe kjo konsiderohet si një gjw e bukur.

5-Mjekësia tradicionale kineze
Pavarësisht se mjekësia tradicionale kineze ka bërë hapa gjigandë, edhe në vende perëndimore vitet e fundit për arsye të dukshme në Kinë mbetet akoma shumë e përdorur. Kjo shkakton shumë polemika jo për shkak të funksionimit, se sa për praktikën e përdorimit të kafshëve në mjekësi. Për të kuptuar thelbin: përdorimi i tëmthit të ariut apo brinjët e rinoqerontit, vënë në rrezik zhdukjen e tyre në të gjithë botën.

4- Kishte 5 zona kohore të ndryshme
Kina është një komb tepër i madh dhe deri në ardhjen e regjimit numëroheshin 5 zona kohore. Më pas qeveria vendosi një orar të njëjtë, domethënë 8 orë pas Greenwich. Problemi është se kjo krijon disa të meta. Në zonat më perëndimore të Konës, dielli nuk lind kurrë; as në verë përpara orës 10:00. Si pasojë e kësaj, banorët përdorin orën e vjetër, që mund të përkufizohet si e paligjshme.

3-Alkooli i papërballueshëm për shkak të çmimit të kripur
Edhe pse në Kinë ka pije alkoolike, ai është i vështirë për tu siguruar që pas ardhjes së komunizmit në pushtet. Ndonjëherë produktet e huaja alkoolike, kryesisht ato amerikane, arrijnë të futen në Kinë, por në rrugë të tërthorta dhe kjo bën që çmimi i tyre të rritet shumë. Birra më e lirë që në Amerikë kushton 1 dollarë, në Kinë shkon 50 dollarë. Kjo nuk mund të pihet nga njerëzit e varfër.

2- Martesat fantazmë
Besnikëria ndaj burrit është një gjë shumë e rëndësishme në Kinë, aq sa ata besojnë se martesa vazhdon edhe në jetën e përtejme. Kjo do të thotë se për të qenë besnik, në qoftë se bashkëshorti apo bashkëshortja humbin parterin, nuk mund të martohen për të gjithë jetën tokësore, duke mbetur të pamartuar për pjesën tjetër të jetës. Në Kinë ka shumë njerëz të rinj që jetojnë vetëm sepse nuk duan të tradhtojnë partnerin edhe pse i vdekur.

1-Vezët e ziera me urinë
Një nga traditat më absurde që mund të gjenden në një zonë të caktuar të Kinës, Zhejiang, është ngrënia e vezëve të marinuara dhe të ziera në urinë. Urina duhet të jetë vetëm e djemve të rinj (mblidhet me kova tek shkollat fillore), dhe vezët qëndrojnë atyre një ditë dhe më pas zihen. Në fakt, ato vezë zihen fort dhe kanë një shije të veçantë, e një përmbajtje e cila, sipas kinezëve, ka dhe shumë përfitime shëndetësore.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com