07
February
2019
10 gjërat që i s’i dinim apo i dinim për Delinda Dishën?
Një rubrikë shumë interesante është në një prej sit-eve shqiptare, e cila bën pjesë personazhe të njohur, teksa na tregojnë nga vetja 10 gjëra që nuk i dinim për to.
Me kureshetje, si një aktore e imja e preferuar e humorit, klikova të lexoja 10 gjërat që nuk i dinim për Delinda Dishën.
Lexova të parën, lexova të dytën, lexovaaaa dhe të tretën dheeeeeeee, vetëm se gjëra që nuk i dimë s’mu dukën. Aktorja m’u duk se kishte ngatërruar rubrikë. Ja i lexojmë, dhe i komentojmë bashkë, unë në shkrim e ju me mendimet tuaja, kudo ndodheni, në kafen e lagjies, në bllok apo ç’rendësi ka kjo. Rrofshit që erdhët deri këtu e kështu që shkoni deri në fund:
Më pëlqejnë udhëtimet, të eksploroj vende të ndryshme, kultura të reja. (E kujt nuk i pëlqejnë udhëtimet?)
Jam natyrë shumë paqësore, solare, altruiste, rrallë mërzitem, por kur mërzitem më mirë mos më dil para. (E kujt i dilet para kur je me nerva?)
E dua lirinë, të jem shpirt i lirë dhe jo e varur. (Pse ne të tjerët nuk e duam lirinë?)
Më pëlqen shumë natyra, det, mal apo fushë, s’ka rëndësi vendi. (E pabesushme. Ky po që është lajm.)
Adhuroj edhe kafshët. (Ok, këtë po e quajmë)
Nga yjet e ‘Hollywood’ më pëlqen J.LO, R.De.Niro , Tom Henks, Al Pacino dhe Majkell Dagllas. (As këte nuk e dinim)
I kam inat njerëzit e ngathët. (Ka pak lezet njeriu i ngathët, të kënaqet shpirti.)
Dëshiroj shumë që të luaj një rol në ‘Hollywood’ (dashtë Zoti). (Come on! Është ëndrra e çdo artisti.)
Kam shumë frikë nga lumturia. (No comment)
Më pëlqen shumë profesioni që bëj. (Cili profesion? Ai prej bio kimistije? Laborante?)
Familjen e kam shumë të shenjtë. (Pse, me të vërtetë është e shenjtë familja?)
Nga Ronaldo Sharka
|