Lajme

11 January 2017

10 Gjërat që ndryshuan papritur botën

10-Operacionet e kërkimit dhe programi linear
Këto dy teknika na lejojnë të marrim vendime të mira dhe optimizim të sistemit.Operacionetkërkimore u aplikuan gjatë Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar aleatët për të zhvilluar sisteme për strategji më të mirë kundër bombarduesve gjermanë. ‘Vëllai’ më i ri i tij ,programi linear,është një mjet që e lejon atë të punojë më mirë.Fjala është për teknikën matematikore të përdorur për të llogaritur zgjidhjen më të mirë të mundshme me burime të pakta,qoftë kjo për energji,makina,materiale,para,staf,hapësirë,kohë…

9-Shpërndarja me kontenjerë të anijeve
Edhe pse kjo gjë tani duket e llogjikshme,kontenjerët e anijeve revolucionarizuan industrinë e transportit.Kjo është arsyeja pse Neë York dhe Londra kanë pushuar të jenë porte të rëndësishme dhe u zevendësuan nga Oaklandi dhe të tjerat.Seria e parë e kontenjerëve të standartizuar është dërguar nga Neëarku në Huston më 1956,pas disa viteve të negociatave dhe shumave të mëdha parash të nevojshmepër këtë punë.Ideja u pranua me padurim dhe rezultoinë të ashtuquajturin kontenjerizim të anijeve.Futja e kontenjerëve ka rezultuar me rënie dramatike në kostot e transportit dhe rritjen e efikasitetit.

8- Plastika
Plastika është përdorur pothuajse kudo dhe pa të bota do të ishte një vend krejtësisht ndryshe.Ajo është përdorur në aeronautikë,në ndërtimtari,elektroteknikë,paketim dhe transport.Ajo është e lirë,e fortë dhe shumë e lehtë.Plastika ka ulur nevojën njerëzore për dru dhe burime të tjera dhe nëse riciklohet si duhet,mund të përdoret disa herë.Për fat të keq shpesh përfundon në tokë,gjë që ka rezultuar me një “ishull plastik” në Oqeanin Paqësor dhe efektet toksike.

7- Zinxhiri i furnizimit
Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit ka revolucionarizuar mënyrën se si funksionojnë kompanitë.Fjala është për zbulimin që ka rezultuar me më pak shpenzime për konsumatorët meqë raftet në dyqane furnizohen vazhdimisht me produkte.Këtë model e ka përsosur “ëal-Mart” dhe i njëjti është kopjuar pothuajse në të gjithë botën.

6 – Sizmologjia
është mjaft i pabesueshëm fakti se ne e kemi teknologjinë që na lejon të shohim se cfarë po ndosh nën tokë.Testet sizmike na lejojnë të përcaktojmë karakteristikat e ndryshme dhe përbërjen e zonës së përzgjedhur nëntokësore me valët sizmike.Në fakt kjo na lejon të dimë se cka nën tokë para se të fillojë gërmimi.Paramendoni se sa do t’ju kushtonte kjo gjë gjeologëveme hamendje të zbulojnë se ku ka rezerva nafte? Apo ku mund të ndërtohen rrokaqiejt nëse nuk do të ishte e mundur të vërtetohet baza e mirë? Pos aspektit komercial,analizat sizmike janë dëshmuar të pacmuara edhe për studiuesit dhe hulumtuesit e detit.

5 – Mbarështimi në fabrika
Këtë arritje teknologjike vështirë se dikush e pëlqen.Megjithatë efektet e saj në teknologjinë moderne është vështirë të injorohen.Kjo ka lejuar migrimin e njerëzve nga zonat rurale në ato urbane.Që nga viti 2007 ,për herë të parë në historinë e njerëzimit më shumë njerëz jetojnë në qytet se sa në fshat.Si një mbarështim efikas dhe i mekanizuar,kjo nuk kërkon numër të madh të bjqve apo blegtorëve.Ana tjetër pozitive e kësaj është qasja më e lehtë në ushqim,në forcën punëtore dhe treg të qendrueshëm të eksportit.Ndërsa anët negative janë ndikiminë mjedis dhe në shedet të njeriut.Për shkak të kësaj disa ekspertë e cilësojnë si një nga zbulimet më të këqija të shekullit XX.

4 – Fibrat optike
Zakonisht të punuara nga qelqi dhe plastika ,fibrat optike shërbejnë për transmetimin e informacionit duke përdorur dritën. Fibrat optike janë vendosur në kabllo optike dhe edhe pse janë zhvilluar në fund të shekullit XIX tek ne në vitet ’70 të shekullit XX kanë gjetur zbatim të madh. Këto kabllo janë bërë superior ndaj atyre të mëparshme ,përfshirë këtu rezistencën ndaj ndërhyrjeve elektromagnetike,siguri të të dhënave,përcueshmëri ,rezistencë ndaj shkëndijave të rrezikshme,lehtësi e instalimit dhe depërtueshmëri në distanca të gjata.Fibrat optike kanë hapur rrugën për revolucion në internet.

3 – Pilulat kontraceptive
Zbulimi i pilulave kontraceptive më 1960 ka paraqitur një revolucion biologjik dhe sociologjik.Për herë të parë në historinë e grave ato ishin në gjendje që përkohësisht “të fikin” fertilitetin e tyre.Për më shumë,përdorimi i tyre ka ka ndryshuar aspektet sociale dhe ekonomike në shtetet ku përdoren.Ndikimi i tyre muk mund të injorohet :pilula kontraceptiva i ka dhënë rol të ri gruasnë ekonomi dhe në dituri,duke prolonguar kohën kur ajo vendos të bëhet nënë.Kjo ndryshoi rregullat e roleve gjinore,duke u lejuar grave te investojnë në arsimimin dhe karrieren e tyre.

2- Vaksinat
Mbi 85 mijë raste të sëmundjeve që mund të parandalohen nga vaksinat,regjistrohen cdo vit në Amerikë.Globalisht cdo vit mbi 3 milionë njerëz vdesin kryesisht për shkak se nuk kanë qasje te vaksinat.Përkundër kësaj harrohet nga cfarë na mbrojnë ato:paraliza e fëmijëve,difteria,kola e mirë,fruthi,shytat,rubeola,hepatiti A dhe B etj.Mos harroni këtu edhe as antibiotikëtqë zbatohen nga viti 1945 e të cilat kanë penguar vdekjet e panumërta.

1 – Procesi Haber – Bosch
Në fillim të shekullit XX,kimisti gjerman Fritz Habber ishte jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me rritjen e numrit të njerëzve në botë,e po ashtu me nevojën e prodhimit të sasisë më të madhe të ushqimit.Së shpejti ai erdhi tek një zbulim revolucionar:amoniaku që përdoret për të prodhuar plehra mund të bëhet nga përzierja e azotit dhe ujit.Kështu u krijua mundësia për të prodhuar sasi më të madhe të plehrave.Vlerësohet se zbulimi i tij ka mundësuar të ushqyerit e një të 3-ës së popullatës së botës. Fjala është për një zbulim të madh të cilin pak kush e përmend.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com