Lajme

30 May 2017

10 kafshët që janë në rrezik zhdukjeje

|
By
|
0 Comment
|

10.Orangutangu
Orangutangu i Sumatrës është ndër speciet më të rrezikuara midis majmunëve. Gjendet vetëm në provincat veriore dhe perëndimore të Sumatrës, në Indonezi. Fatkeqësisht ai po humb shpejt habitatin e tij natyror, për shkak të vendbanimeve të njerëzve.

9.Gorilla
Gorilla e maleve është zbuluar nga shkencëtarët në vitin 1902 dhe është një nga dy nënspeciet e Gorillës lindore.

8.Peshku i kuq
Peshku i kuq i Atlantikut ndoshta është viktima më e madhe e peshqve të parregullt dhe të kontrolluar. Numri i peshqve të kuq është zvogëluar në mënyrë alarmante në dekadat e fundit.

7.Breshka
Breshka leatherback ka mbijetuar për më shumë se njëqind milion vjet, por tani është në rrezik zhdukjeje. Analizat e fundit numerike demonstrojnë një rënie alarmante të mostrave gjatë viteve.

6.Tigri
Më pak se 3200 kopje tigrash kanë mbetur të lirë në natyrë. Kemi humbur 97% të tigrave tanë të egër në pak më shumë se një shekull.

5.Leopardi
Në natyrë janë deri në 6000 leopardë nga 12 vende, por numri i tyre është gradualisht në rënie, për shkak të habitatit dhe të gjuetisë.

4.Delfini Vaquita
Vaquita është një delfin shumë i vogël, që jeton ekskluzivisht në gjirin e Kalifornisë në Meksikë. Specia është në rrezik zhdukjeje, mbi të gjitha për shkak të rrjetave të përdorura për peshkim në ato zona.

3.Delfini Irrawaddy
Një pjesë e popullatës së tyre janë drejt rrugës së zhdukjes, si për shembull ata që ndodhen në Mekong. Edhe për ta kërcënimi kryesor është kapja aksidentale gjatë peshkimit, si dhe humbja e habitatit.

2.Rinoceronti
Rinoceronti i Giavas është ndoshta gjitari më i rrallë dhe më i madh i planetit, në jo më shumë se 50 kopje të lënë në gjendje të egër dhe jo në robëri.

1.Elefanti
Elefanti aziatik rrezikon zhdukjen.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com