10 kafshët që janë të destinuara të zhduken
1. Ariu polar
Ariu polar është padyshim simboli i specieve të cilat janë drejt zhdukjes. Që prej 2009 WWL ka shënuar 2156 specie të zhdukura, viktima të gjuetisë së paligjshme apo të ngrohjes klimatike. Kjo specie e mrekullueshme mund të zhduket në 75 vitet e ardhshme.
2. Tigri i Bengalit
Tigri i Bengalit nuk numëron më shumë se 1800 homologë. Duke përfshirë të gjitha racat, 95 % e popullatës së tij është zhdukur gjatë shekullit të kaluar, sipas WWL. Dhëmbët e tij, kthetrat e tij apo edhe lëkura janë përdorur si trofe nga njeriu duke qenë se është një nga kafshët më të rrezikshme të botës.
3. Pinguini Perandor
Në dekadat e ardhshme 50% e popullatës së kësaj specie mund të zhduket. Në Antarktikë, disa koloni kanë humbur 2/3 e pjesëtarëve të tyre. 53900 janë zhdukur që prej 2009 sipas WWL.
4. Elefanti i Afrikës
Elefanti i Afrikës është në rrezik të madh. I kërcënuar nga gjuetia e paligjshme, i gjuajtur për fildishin e tij, elefanti afrikan është gjithashtu viktimë e thatësirës, mungesës së ujit dhe ushqimit të nevojshëm për mbijetesën e tij.
5. Koralet e detit
Shkëmbinjtë nënujorë të koraleve, thelbësore për biodiversitetin nënujore, mund të zhduken rreth 80% në dekadat e ardhshme. Koralet janë viktima të drejtpërdrejta të pranisë të lartë të CO2 në ujë. Pothuajse 50.000 m² janë zhdukur tashmë që prej 2009.
6. Gorilla e malit
Gorilla e malit është një nga speciet më të rrezikuara të planetit. Ka më pak se 700. Viktima të shpyllëzimit, ai është i kërkuar nga gjahtarët që e gjuajnë për mishin e tij, kafkën dhe duart, mendohet se sjellin fat të mirë.
7. Kondori i Andeve
Kondori i Andeve është i kërcënuar me zhdukje. Më i madhi zog grabitqar në botë, rënia e numrit të popullatës së tij është kryesisht për shkak të helmimit të tërthortë, kryesisht nga kafshët e ngordhura ose “persekutimet” njerëzore. Megjithatë, për shumë amerikano-jugorë, ai konsiderohet si hyjnor. Edhe kushërinjtë e tij, shqiponja dhe huta kërcënohen gjithashtu.
8. Panda Gjigante
Janë jo më shumë se 1600 Panda Gjigante që jetojnë në natyrë. Barngrënëse, panda është viktimë direkte e shpyllëzimit.
9. Beluga
Beluga e quajtur ndryshe balena e bardhë ose delfini i bardhë. Kjo specie është shumë e ndjeshme dhe zhdukja e saj graduale është kryesisht për shkak të ndotjes detare.
10. Papagalli Ara dë Lear
Papagalli Ara de Lear (emër të cilin e ka marrë nga shkrimtari i njohur anglez Eduard Lear), i cili falë përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë braziliane dhe OJQ-ve ndërkombëtare, ka kaluar nga kategoria në ‘rrezik kritik’ në të ‘kërcënuar’ për zhdukje.