10 Konkurset Me Te Cuditshme Ne Bote
Njerëzit janë konkurues nga natyra, ndaj dhe cdo aktivitet është më interesant dhe argëtues nëqoftëse është në formën e një konkursi. Janë të shumta konkurset e çuditshme nëpër Botë. Disa madje janë shumë të rrezikshme. Më poshtë mund të njiheni me 10 prej tyre.
10. Kampionati I hekurosjes në mënyrë ekstreme
Kampionati I parë I këtij lloji u mbajt në vitin 1997 në Leicester në Britaninë e Madhe. Pjesmarrësit e këtij konkursi duhej të hekurosnin disa rroba në vendet më të rrezikshme, në mal, mbi akull ose ujë. Fituesi jo vetem duhej të kishte aftësi për ngjitje në terene të vështira apo scuba-diving por normalisht edhe për hekurosje rrobash të ndryshme.
9. Kampionati I të ecurit këmba-dorës
1122 fëmijë morën pjesë në ‘Maratonën e të ecurit këmba-dorës’ e cila u zhvillua në vitin 2005 në Kolumbi. Fëmijët nga 8 deri në 18 muajsh u përpoqën të përshkuajnë një distancë prej 5 metrash. Sic mund të pritej disa prej fëmijëve as nuk arritën finishin pasi ose ngelën në mes të rrugës ose devijuan drejtimin. Ky aktivitet u zhvillua nga Ministria e Shëndetësisë në mbështetje të sportit dhe jetesës së shëndetshme.
Në 2008 mijëra femra dhe meshkuj luajtën në mes të llucit për të fituar çmimin kryesor në Kampionatin e 10 të futbollit në baltë. Ky event I madh u mbajt në Finlandë në një moçal krejt baltë, që për këtë event u kthye në 22 fusha futbolli me përmasa 60ç35 metra. çdo lojë kishte 2 pjesë nga 25 minuta. Kjo lojë në fakt ngjante më shumë si karnavale me veshje të pista gjithsesi shumë interesante. Po ta mendosh mirë..kjo pastërtia sikur të mërzitet ndonjëherë. Të luash I shkujdesur në mes të baltës pse jo mund të jetë argëtuese.
7. Kampionati I hedhjes së vezëve
Hedhja e vezëve është konkurs serioz që realizohet në shumë vende të botës. Që ne vitin 2006 ai zhvillohet çdo vit në Sutton në Britaninë e Madhe. Kampionati përfshin 4 disiplina dhe çmimet për fituesit janë goxha të larta.
6. Kampionati I ngjitjes në palma
Festa e Pavarësisë në Indonezi është në 17 gusht. Disa nga aktivitetet që zhvillohen në këtë ditë janë festivalet e folkut dhe konkurse të ndryshme . Ngjitja e palmës është një nga konkurset më të vështira. Kjo zhvillohet në skuadra me 4 persona. Të ngjisësh trungun e palmës në fakt nuk është aspak e thjeshtë. Disa prej skuadrave formojnë një lloj shkalle duke u kacavirur në shpatullat e secilit. Në pemë gjenden çmime nga ato më modestet si peshqira dhe rroba për të vazhduar më pas në sasi të konsideruara parash. Sa më lartë të ngjitesh aq më të madhe e kanë vlerën çmimet. Nëse një nga skuadrat ngjitet shumë shpejt dhe arrin majën në kohë rekord, organizatorët u hedhin ujë përsipër dhe u thonë t’i tregojnë aftësitë e tyre dhe një herë.
Kampionati I parë I mundjes me këmbë është realizuar në 1976 në Britaninë e Madhe. Pjesmarrësit tregojnë fuqinë e tyre në mundjen me gishtin e madh të këmbës. Në 1997 organizatorët aplikuan për përfshirjen e këtij sporti në listën e disiplinave Olimpike por pa sukses. Dhe dicka…mundja me gishtin e madh të këmbës është një sport goxha I rrezikshëm, ku shpesh pjesmarrësit përfundojnë më ndrydhje këmbe ose me gisht të thyer.
4. Konkursi i pështyrjes së bërthamave të qershive.
Ky konkurs ka rreth 27 vite që organizohet në Zvicër. Cdo konkurent zgjedh 5 qershi. Qershitë për të gjith konkurentët janë nga e njëjta pemë. Më pas ata i konsumojnë ato dhe 3 nga bërthamat e këtyre qershive ata i pështyjnë në 1 tapet blu. Dhe siç mund të kuptohet ai që e hedh më larg bërthamën fiton. Në kampionatin e këtij viti fituesja nga femrat e hodhi bërthamën 11.55metra larg, ndërsa fituesi mashkull 14.95 metra larg.
Një nga mënyrat më të zakonshme që çunat I ngacmojnë vajzat është me anë të fishkëllimës. Shpesh herë kjo kthehet në dicka bezdisëse. Por nuk është gjithmonë kështu. Në Irlandë në vitin 2009 për herë të parë është zhvilluar kampionati I quajtur ‘Fishkëllima e ujkut’. Pjesmarrësi që ishte në gjendje të shprehte admirimin për sexin e kundërt me anë të fishkëllimës më mirë fitonte cmimin e madh. Meqë ra fjala, fituesi I kampionatit të parë ishte një kasap I zonës I quajtur Stephen Millar.
Gara nga më të çuditshmet janë organizuar nëpër qytete të ndryshme të Botës si në Sidney, Paris, Amsterdam madje dhe në Moskë. Megjithatë mund të themi që konkurentët më fatlumë ishin ata në Milano pasi konkuronin për një palë sandale luksoze Manolo Blahnik.
300 ishte numri I pjesmarrësve në këtë konkurs të cilët duhet të përshkuanin një distncë prej 80 metrash me këpucë me taka minimalisht 7cm të larta dhe jo më të trasha se 1.5 cm. E gjitha kjo sakrificë Ia vlejti sidomos për 3 fitueset që në fund morën me vete këpucët shumë të shtrenjta.
Turma njerëzish që humbën punën e tyre si rezultat I një krize ekonomike, nuk u fshehën në shtëpi dhe ankuan për fatin e tyre të keq. Në 31 Mars të 2009 një grup njerëzish të papunë u mblodhën në New York për të marrë pjesë në të ashtuquajturën Lojërat Olimpike të të papunësuarve. Kjo ishte ide e një programuesi që skishte shumë që e kishin pushuar. 20 konkurues morën pjesë në disiplina të ndryshme si psh njëra quhej: ‘Akuzo shefin’ duke hedhur telefonat e zyrës, mjetet e punës e sende të tjera.