Lajme

13 May 2017

10 llojet e kompjuterëve

|
By
|
0 Comment
|

1. PC
Kompjuteri personal (PC) përkufizon kompjuterin e dizajnuar për përdorim të përgjithshëm nga një person i vetëm. Derisa edhe një Mac është PC, shumica e njerëzve e përdorin këtë term për sistemet që ekzekutojnë sistemin operativ Windows. PC-të fillimisht njiheshin si mikrokompjuter për shkak se ishin një kompjuter i tërë por i ndërtuar në shkallë të vogël në krahasim me sistemet e mëdha që përdoreshin nga shumica e bizneseve.

2. Desktop
Një PC që nuk është i dizajnuar të jetë portativ njihet si desktop (në gjuhën angleze desktop do të thot “ri në tavolinë”). Nga një sistem desktop zakonisht pritet që të jetë i instaluar në një lokacion permanent. Shumica e desktopëve ofrojnë më shumë fuqi, hapësirë të deponimit dhe llojllojshmëri për më pak para në krahasim me vëllezërit e tyre portativ.

3. Laptop
Të quajtur edhe notebook (libër shënimesh), laptopët janë kompjuter portativ që integrojnë ekranin, tastierën dhe miun, procesorin, memorien, diskun e fortë dhe baterinë në një paketim pak më të madh se një libër mesatar

4. PDA
Asistentët personal digjital (PDA-Personal Digital Assistant) janë kompjuter të vegjël të integruar që shpesh përdorin memorie flash në vend të diskut të fortë. Këta kompjuter zakonisht nuk kanë tastierë por përdorin teknologjinë e ekraneve me prekje për të pranuar të dhëna nga shfrytëzuesi. PDA-të janë zakonisht më të vegjël se librat e vegjël, dhe janë të lehtë me një kohëzgjatje mjaft të mirë të baterisë.Një version pak më i madh dhe më i rëndë i PDA-së është kompjuteri i dorës.

5. Workstation (stacion për punë)
Lloji i pestë i kompjuterit është workstation apo në përkthim stacioni për punë. Workstation është thjeshtë një desktop që ka procesor më të fuqishëm, më shumë memorie dhe aftësi të mëdha në kryerjen e një grupi të caktuar të detyrave, siç janë 3D grafikat apo zhvillimi i lojërave.

6. Serverët (shërbyesit)
Server është kompjuteri i cili është optimizuar të i ofrojë shërbime kompjuterëve tjerë në rrjetë. Serverët zakonisht kanë procesor të fuqishëm, shumë memorie dhe disqe me kapacitet shumë të madh.

7. Mainframe
Në ditët e hershme të kompjuteristikës, mainframet ishin kompjuterët gjigant që mund të mbushnin një dhomë apo edhe katin e një ndërtese. Me zvogëlimin e madhësisë së kompjuterëve dhe me rritjen e fuqisë së tyre, termi mainframe u lë anash në favor të serverëve të ndërmarrjeve. Ky term tashmë të dëgjohet vetëm në kompani shumë të mëdha për të përshkruar makinat që përpunojnë miliona transaksione çdo ditë.

8. Minicomputer
Edhe një term që vështirë mund të dëgjohet që përmendet, minicomputer (mini-kompjuteri) është diku në mes të mikrokompjuterit (PC-së) dhe mainframe-it (serverit të ndërmarrjes). Minikompjuterëve në kohë të fundit njerëzit po i referohen edhe si serverë të shkallës mesatare (mid-rande-server).

9. Supercomputer
Ky lloj i kompjuterit zakonisht kushton me qindra mijëra e edhe me miliona dollarë. Edhe pse disa supercomputer janë sistem prej një kompjuteri, shumica prej tyre përbëhen prej shumë kompjuterëve me efikasitet të lartë që punojnë në paralel si një sistem i vetëm. Supercomputer-ët më të njohur janë të ndërtuar nga Cray Supercomputers.

10. Kompjuteri që vishet
Trendi i fundit në kompjuteristikë janë kompjuterët që vishen. Parimisht, aplikacionet e zakonshme për kompjuter (e-maili, bazat e të dhënave, multimedia, kalendari)janë të integruar në orë, telefona celularë madje edhe në tesha.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com