Lajme

09 June 2016

10 mënyrat më të mira për t’i propozuar një vajze

 

Propozimi tipik i djemve, ai ku ulen në gjunjë dhe duke i dhuruar një trëndafil të kuq i bëjnë propozimin, është një mënyrë që nuk I emocionon më aq shumë vajzat. Që vajza e ëndrrave tuaja të ndihet e veçantë dhe të marrë një propozim unik, lexoni më poshtë 10 mënyra propozimi.

-Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është që duhet të jeni vetvetja. Mos e ekzagjeroni, të jetë një propozim I thjeshtë, I veçantë dhe I bukur. Nëse doni që propozimit tuaj t’I përgjigjen me ‘Po’ atëherë ndiqni zemrën ruaj. Bëhuni kreativ dhe mbi të gjitha jinni vetvetja.

 

-Një darkë nën dritën e qirinjve.

Kjo është një nga ato mënyrat klasike dhe ndër më të bukurat. Qirinjtë janë një element shumë I rëndësishëmpër një mbrëmje romantike. Drita e lehtë e flakës së tyre, kombinuar me tingujt e një insrtumenti muzikor ose një kënge romantike, do ta bënin të dashurën tuaj të ndihej e veçantë dhe të dashuruar.

romantik

-Propozim në vendin ku jeni takuar për herë të parë.

Kjo gjë do ta prekë dhe do ta krhejë pas në kohë. Momentet më të bukura bashkë do të jenë ato që do pushtojnë mendimet e saj. Kjo është një nga mënyrat më romantike për të propozuar.

Surfing-Marriage-Proposal-_-Cool-Marriage-Proposal-Ideas_12501

-Propozim në një ditë të veçantë.

Ku ka më bukur se një propozim për Shën Valentin, Krishtlindje, Vit të Ri etj. Akoma më mirë do të ishte në një ditë të veçantë për ju si çift, ditëlindje ose përvjetor.

 

-Propozojini gjatë shkëputjeve publicitare të filmit.

Është një mënyrë e thjeshtë por që funksionon. Mund të përgatisni një video në formën e një filmi të shkurtër me momentet më të bukura sëbashku, ose pergatisni diçka tjetër. Këtu vini në punë fantazinë tuaj. Përveç romanticitetit keq sdo të ishin edhe disa doza humor për ta kthyer në propozimin perfekt.

Couple-at-the-movies-770x513

-Propozim I stampuar në bluze

Ka disa dyqane që ju ndihmojnë me këtë gjë. Kërkojini të stampojnë pyetjen : ‘A dëshiron të martohesh me mua?’ ose ‘A më do aq sa për të ndarë jetën bashkë?’. Vishni sipër bluzes një xhaketë .  Ftojeni pastaj të dashurën të takoheni në vendin e zakonshëm ose një park, pa e bërë atë të dyshojë, dhe pas kësaj surprizojeni atë duke hequr xhaketën e duke i bërë pyetjen e rëndësishme.

bluza

-Piknik në park

Kjo është një tjetër mënyrë e thjeshtë njëkohësisht romantike për të propozuar. Planifikoni një piknik perfekt për këtë rast. Gjeni një vend me panoramë të bukur. Shumë të rëndësishme janë ushqimet që do merrni me vete. Të domosdoshme janë ëmbëlsirat dhe shampanja. Unazën mund ta fshihni tek një nga çokollatat. Perfekte do të ishte sikur edhe të këndonit një këngë romantike për të dashurën e zemrës.

picnic_CNT_9Aug10_b

– Propozim në radio

Vajzat luajnë mendsh për djemtë e guximshëm. Çdo njëra prej tyre do të donte që I dashuri të kishte guximin dhe idenë për t’i propozuar në radio, ku qindar njerëz e dëgjojnë. Nëse jeni të informuar cilin stacion radiofonik dëgjon ajo zakonisht, një dedikim do ta bënte atë të fluturonte nga entuziazmi. Çfarë duhet t’I thoni gjatë dedikimit në radio? Kjo është një pyetje përgjigjen e së cilës duhet ta gjeni vetë.

Radio-Proposal-to-a-girl

-Surprizojeni duke u future në një kuti

Kjo mënyrë është e thjeshtë por do një kordinim të mirë për të dalë çdo gjë perfekte. Imagjinoje pak, ti Brenda një kutie të paketuar si dhuratë, ajo që hap dhuratën super të madhe dhe ti që del duke mbajtur në dorë kutinë me unazën e martesës. Mund t’I shtosh elemente të tjera këtij propozimi për ta kthyer në të paharrueshëm.
gift_box_zpsf8d77f69

-Propozim në baner

Përgatisni një të tillë ku të shkruani ‘TË DUA’ dhe ta vendosni jashtë shtëpisë së saj, rrugës për punë, apo diku tjetër ku me siguri do të kalojë. Më emocionuese akoma do të ishte të përgatisnit një baner fluturues. Të jeni të sigurt që përveç se do ta lini gojëhapur, do të merrni me shumë gjasa përgjigjen positive.

article-2189821-1495EABA000005DC-14_634x362

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com