Lajme

09 May 2016

10 Ndarjet më të bujshme të showbizit

1.Ben Affleck dhe Jennifer Garner

Në qershor, Ben Affleck dhe Jennifer Garner deklaruan që do të divorcoheshin pas 10 vitesh martesë. Në fakt thashethemet për problemet mes ciftit kishin qarkulluar, por prapë ky lajmi erdhi i papritur për publikun dhe fansat e ciftit.

2014 Vanity Fair Oscar Party Hosted By Graydon Carter - Arrivals

benn

2.Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale

Ky cift rokerësh i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit në altar në vitin 2002. Gwen fliste shpesh për marrëdhënien e tyre dhe e përshkruante atë si të fortë e të qëndrueshme, ndërkohë momentet romantike e të bukura mes tyre ishin të shumta si në tapetin e kuq, si jashtë tij. Por pas plot 13 viteve martesë dhe tri djemve, ata njoftuan ndarjen e tyre në gusht të vitit 2015 pas thashethemeve që pati se Gavin e kish tradhëtuar këngëtaren me dadon e familjes. Ky fund i trishtuar për Gwen ka ndryshuar pasi ajo tani është mëse e lumtur me të dashurin e saj Blake Shelton, të cilin e njohu në The Voice. Madje përflitet se ata po planifikojnë dasmën e tyre.

The Heart Foundation Gala - Arrivals Nanny Mindy Mann with Gavin Rossdale and Gwen Stefani on Thanksgiving 2012.

3.Katie Holmes dhe Tom Cruise

Lajmi i divorcit mes këtyre dy aktorëve hollyëood-ian erdhi në qershor të 2012 dhe ishte më shokuesi i atij viti. Përfaqësuesi ligjor i Tom Cruise tregoi se Kate kishte kërkuar divorcin. Cifti kishin më shumë se 5 vite të martuar dhe përvec kësaj kishin sjellë në jetë vajzën e tyre të quajtur Suri. Kjo e fundit tanimë jeton me nënën e saj por duhet thënë që Tom dhe Katie janë përpjekur të ruajnë një marrëdhënie miqësore për hir të saj.

tomkatie-holmes-tom-cruise-split

4.Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger

Ky cift i profilit të lartë kishin plot 25 vite martesë dhe 4 fëmijë sëbashku kur doli lajmi për ndarjen e tyre në vitin 2011. Sikur kjo të mos mjaftonte, lajme mbi tradhëtinë e Arnold-it me shërbyesen si edhe për një fëmijë jashtë martese filluan të qarkullonin. Ata vazhdojnë të jenë të ndarë tanimë, por marrëdhënia e tyre është më paqësore, normalisht kanë 4 fëmijë sëbashku.
arnold2

 

5.Vanessa Paradis dhe Johnny Depp

Ndoshta ata nuk e zyrtarizuan me një martesë dashurinë e tyre, por cdo kush ishte i sigurt që Johnny Depp dhe Vanessa Paradis ishin bërë për njëri-tjetrin dhe do të qëndronin bashkë përgjithmonë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi 14 vjet pasi kishin filluar të dilnin bashkë, Johnny dhe Vanessa pranuan që ishin ndarë. Ndarja erdhi në qershor të 2012. Këngëtarja e njohur franceze dhe aktori i talentuar hollyëoodian kanë një vajzë 16 vjecare sëbashku, e cila po ndjek një karrierë shumë të suksesshme në modeling duhet thënë.

Johnny-Depp johnny-depp-vanessa-paradis-ftr

6.Miranda Kerr dhe Orlando Bloom

Ky është një nga ata ciftet që shumë menduan që do ti rrezistoninë të gjitha stuhive. Por në tetor të 2013, pas 3 vitesh martesë ata deklaruan se ishin ndarë. Ishin një familje aq e bukur me djalin e tyre 3 vjecar, por dukej se kjo nuk mjaftonte që ata ti kalonin problemet martesore që kishin. Megjithatë marrëdhënia që ata ruajnë pas divorci është nga më të shëndetshmet. Kur një reporter e pyeti Orlandon nëse ishte akoma mik me yllin e Victoria Secret, ai u përgjigj: ‘Ne nuk jemi miq, ne jemi të familjes.’

split-with-orlando-10-24-13-2 orlando-bloom-miranda-kerr-split-after-six-years

7.Demi Moore dhe Ashton Kutcher

Edhe pse qarkullonin zërat për tradhëti, shumëkush mendonte se ciftii martuar do të rezistonte, vecanarërisht pas gjithckaje që kishin bërë për njëri tjetrin. Por nuk ndodhi kështu, pasi në nëntor disa gjëra që për mua janë të shtrenjta e të shenjta, ndaj dhe për shkak të kësaj kam zgjedhurtë ec përpara me jetën time.’Ashton pas ndarjes me Demin filloi një marrëdhënie me aktoren bukuroshe Mila Cunis, me të cilën më pas u martua dhe tanimë kanë bashkë një fëmi.

ashton-kutcher-demi-moore-divorce-ftr

ashton-kutcher-demi-moore-

8.Blake Shelton dhe Miranda Lambert

Blake Shelton që eshte në një marrëdhënie shumë të bukur me Gwen Stefani, ka kaluar dhe ai një histori shumë të përfolur divorci.Ai dhe Miranda treguan planet e tyre për divorc në korrik të vitit 2015. Kur cifti i famshëm i muzikës country folën për këtë hap mbrapa në marrëdhënien e tyre, shumë nuk e besuan se në të vërtetë ata do të ndaheshin. Kjo në fakt pasi asnjëra nga palët nuk kish treguar arsyet e prishjes së romancës. Por Blake dhe Miranda shumë shpejt e zyrtarizuan ndarjen dhe treguan se skish më kthim mbrapa.

miranda-lambert-435 blake

9.Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin

Një nga ciftet e preferuara të showbizit por që për fat të keq s’janë më bashkë. Gwyneth dhe Chris ishin të martuar për më shumë se 10 vite dhe kishin 2 fëmijë bashkë kur njoftuan se marrëdhënia mes tyre po shkëputej.Në fakt ishte Gwyneth ajo që ia bëri të ditur këtë fansave në bloëgun e saj GOOP. Ky lajm la pa fjalë shumë fansa.

Gwyneth Paltrow, Chris Martin

gwenyth-paltrow-800

10. Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe

Reese dhe Ryan ishin të rinj dhe të dashuruar, kur u ndanë në vitin 2006 pas 7 vitesh martesë dhe 2 fëmijëve sëbashku. Në një intervistë të viteve të fundit Ryan u shpreh se ata ishin njohur që të vegjël dhe marrëdhënia e tyre ishte zyrtarizuar që në moshë të re. Por gjërat fillojnë e ndryshojnë me kalimin e viteve, dhe pak a shumë ky ish shkaku i ndarjes së tyre.

reese-witherspoon-435

ww

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com