10 ngjarjet më të rëndësishme historike në Shqipëri pas viteve ’90
1- 12 DHJETOR 1990.
Themelohet Partia Demokratike e Shqipërisë, partia e parë opozitare në vend pas më shumë se gjysmë shekulli. Një ditë më parë Pleniumi i 13-të të Komitetit Qendror të PPSH mori vendimin për shpalljen e pluralizmit politik në vend.
2-20 SHKURT 1991.
Rrëzohet nga mijëra protestues shtatorja e diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës. Edhe pse policia u përpoq disa herë të ndalonte sulmet ndaj saj, protestuesit arritën nëpërmjet një kavoje ta rrëzojnë dhe më pas ta tërheqin zvarrë nëpër kryeqytet. Në mënyrë simbolike kjo cilësohet edhe si dita e rrëzimit të diktaturës.
3-15 MARS 1991.
Vendosen marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA pas 52 vitesh ndërprerjeje dhe vetëm pas 3 muajsh më 22 qershor 1991 sekretari i Shteteit James Becker viziton Shqipërinë.
4-10 MARS 1995.
Ekzekutohet me varje personi i fundit i dënuar me vdekje në historinë e shtetit shqiptar. Ruzhdi Çela u shpall fajtor me akuzën e vrasjes. Pas ngrirjes për 2 vjet të ekzekutimeve me ndryshimet në kushtetutë dënimi me vdekje u hoq nga legjislacioni shqiptar.
5-2 MARS 1997.
Pas rrëzimit të skemave piramidale dhe revoltave masive në disa qytete, parlamenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Të gjitha isntitucionet e vendit nuk funskionojnë. Më 13 mars largohen nga burgjet të gjithë të burgosurit. Njerëzit sulmojnë depot e armatimit dhe institucionet shtetëore duke sjellë një rast të paprecedente në historinë e Shqipërisë dhe botës. Më 3 mars 1997 kuvendi zgjedh për një mandat të dytë si president Sali Berishën.
6-12 SHTATOR 1998.
Ekzekutohet në Tiranë Azem Hajdari, deputet dhe ish-kryetari i parë i Partisë Demokratike. Mbetet i vrarë edhe truproja i tij, Besim Çerja, dhe plagoset truproja tjetër Zenel Neza. Më 14 shtator turma të irrituara dhe mbështetës të PD sulmojnë me armë godinat e qeverisë duke mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vdekur të Azem Hajdarit dhe duke u drejtuar për nga kryeministria duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano. Shkatërrohen pothuajse të gjitha godinat qeveritare dhe godina e kryeministrisë. Kryeministri Nano largohet për në Maqedoni.
7-10 QERSHOR 2007.
George W. Bush, presidenti i SHBA, është i pari president amerikan që viziton Shqipërinë. Deklaron nga Shqipëria që Kosova do jetë shtet i pavarur.
8-1 PRILL 2009.
Shqipëria bëhet anëtare e NATO-s. Ishte vendi i parë i Lindjes Komuniste që paraqiti kërkesën në vitin 1993 për tu bërë anëtar i NATO-s dhe ndër vendet e fundit që u anëtarësua.
9-24 QERSHOR 2014.
Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. 28 anëtarë të BE votuan unanimisht pro këtij statusi.
10-14 TETOR 2014.
Ndërpritet në minutën e 43 ndeshja mes kombëtareve të futbollit Serbi-Shqipëri. Një dron me flamurin etnik shqiptar i ngritur mbi stadiumin e Beogradit u shoqërua me dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë nga tifozët serbë që hynë në fushë. Komisioni Disiplinor i UEFA vendos që Shqipëria të humbasë në tavolinë 0 me 3 dhe Serbisë i hiqen 3 pikë. Këtë vendim lë në fuqi edhe Apeli, ndërkohë më 10 korrik 2015 KAS vendos që Shqipëria të marrë 3 pikë në tavolinë dhe Serbisë t’i hiqen 3 pikë.