10 njerëzit që bënë gjëra të rrezikshme, të këqija dhe të tmerrshme por me një qëllim të mirë
Që fëmijë na kanë mësuar t’i shohim gjërat bardhë e zi. Bërja e eksperimenteve të ndryshme mjekësore tek fëmijët, ose shpërthimi i bombave në vende ku ka civilë të pafajshëm duken si akte të njerëzve të këqinj, apo jo? Në fakt jeta në realitet është shumë më komplekse nga sa do e donim. Aktet që ju përmenda më sipër mund të duken të tmerrshme por mund të kenë nga mbrapa një arsye të mirë.Më poshtë mund të njiheni me 10 njerëzit që bënë gjëra të rrezikshme, të këqija dhe të tmerrshme por me një qëllim të mirë.
1. Edward Jenner ka bërë një nga gjërat më të mira që dikush mund të bëjë. Ai është personi që shpiku vaksinën për një sëmundjes së Lisë, dhe që për pasojë shpëtoi jetën e miliona njerëzve. Teoria e tij ishte që me anë të injektimit të qelizave të infektuar nga lija e lopëve në trupin e njeriut, do e bënte personin imun ndaj sëmundjes së Lisë. Deri tani cdo gje duket Ok, ajo cka është e keqe është fakti që Eduard kreu eksperimente mjekësore tek fëmijët dhe foshnjat. Eksperimentet sic të gjithë e dimë mund të jenë fatale dhe ai mund të kish infektuar disa fëmijë e për pasojë ata mund të kishin vdekur. Por fatmirësisht në të gjitha rastet për Eduardin rezultuan të sukseshme.
2. Nelson Mandela
Qëllimi i Nelson Mandelës ishte që t’i jepte fund sistemit racist në Afrikën e Jugut. Por mënyra si ai e bëri ishte e gabuar. Ai themeloi një organizatë terroriste e cila më vonë ishte përgjegjëse për vrasjet dhe torturat e dhjetra personave. Për një periudhë të shkurtër kjo organizatë u kthye në më vdekjeprurësen në botë. Themelimi i kësaj organizate e ndihmoi Nelson Mandelën të rrëzonte rregjimin. Pasi kaloi një pjesë të mirë të jetës në burg ai u zgjodh president në Afrikën e Jugut. Presidenti i parë me ngjyrë.
3. Teddy Roosevelt
Aneksoi në mënyrë të paligjshme Panamanë me qëllim rritjen e tregtisë globale dhe ekonomisë amerikane.
Në fillim të viteve 1900 po mendohej ndërtimi i një kanali gjigand për rritjen e tregtisë globale. Duke qenë se në atë kohë Panamaja ishte pjesë e Kolumbisë qeveria e tyre normalisht donte kompensim për ndërtimin e këtij kanali. Por pasi kishin rënë dakort për kompensimin ata ndryshuan mendje dhe kërkonin më shumë para. Si iu përgjigj Roosevelt..inkurajoi Panamanë të deklaronte pavarësinë. Banorët e Panamasë votuan pro ndarjes nga Kolumbia. Pas kësaj Roosvelt vendosi një aleat si ambasador dhe me lejen e tij filloi ndërtimin e kanalit të famshëm pa u konsultuar fare me qytetarët e Panamasë.
4. Arthur Harris
Gjëja pozitive që ai bëri është që i dha fund luftës me Gjermaninë shumë shpejt, i dha fund Holokaustit dhe shpëtoi jetë njerëzish.
Pjesa negative e gjithë kësaj është që ai e arritit gjithë këtë pasi bombardoi Dreszdenin dhe qytete të tjera gjermane. Por si e arriti këtë? Në vitin 1943 Arthur “Bomber” Harris bindi Churchillin që mënyra më e mirë për të fituar luftën ishte duke bombarduar Gjermaninë. Rezultati ishte 600’000 viktima civilë.
5.Che Guevara revolucionari mjekërosh nga Argjentina është një një ikonë moderne. Ai e ndihmoi popullin e varfër të Amerikës latine të largonte nga pushteti diktatorin brutal Fulgencio Batista. Një mafioz monstruoz që bombardoi qytete të tërë që nuk pajtoheshin me mënyrën e qeverisjes së tij. Diktatori i korruptuar drejtonte Kubën për interes më shumë të Amerikës. Ajo cka bëri keq Che Guevara ishte se zëvendësoi këtë diktator me një tjetër po aq të pamëshirshëm Fidel Castron. Megjithëse revolucioni i këtij të fundit përmisoi në mënyrë drastike jetën e Kubanezëve , për tu arritur kjo u derdh shumë gjak. Guevara u kthye në një ekzekutues duke hequr qafe cdo armik të Castros. Këta të supozuar armiq në shumicën e rasteve ishin njerëz të thjeshtë që e kishin gjetur veten të përfshirë në revolucion.
6.Harry S. Truman
Bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki kanë marrë jetë të shumta njerëzish, shumica prej tyre gra e fëmijë. Personi që nënshkroi për këtë shkatërrim ishte Harry S. Truman, dhe pavarësisht kësaj ai nuk u fut në histori si kriminel lufte. Kjo sepse shumë nga historianët tani besojnë që nqs nuk do të kishin ndodhur këto bombardime Japonezët do të kishin pushtuar një pjesë të Amrikës dhe do të kishin vrarë miliona njerëz.Dmth gjëja e mirë që ai bëri është që i dha fund luftës në Paqësor duke shpëtuar miliona jetë amerikanësh dhe japonezësh.
E keqja është që hodhi 2 bomba atomike mbi popullsinë civile duke vrarë mbi 200’000 njerëz të pafajshëm.
7.Jonas Salk është personi që krijoi vaksinën për sëmundjen e Polios në vitin 1950, në kohën me këtë sëmundje infektoheshin 60’000 njerëz në vit vetëm në SHBA. Pasi e krijoi vaksinën ai praktikisht hoqi dorë nga miliona para pasi nuk e patentoi atë. Në këtë mënyrë cdo njeri mund ta bënte vaksinën pasi cmimi ishte i lirë. Por ai e arriti këtë duke bërë eksperimente tek fëmijët e tij. Ashtu si Eduard Jenner për të cilin ju fola në fillim Jonas e dinte që njerëzit donin prova për vaksinën që ajo bënte efekt. Kështu që si ai edhe gruaja e tij ranë dakord ta testonin te vetja. Përvec kësaj ata vendosën që edhe fëmijët e tyre të ishin pjesë e eksperimentit. Rreziku që ai mori ishte goxha i madh pasi rrezikoi jetën e të gjithë pjesëtarëve të familjes. Për fat të mirë vaksina funkionoj dhe askush nuk doli i dëmtuar nga eksperimenti.
8.Winston Churchill
Përdori të gjitha burimet e Perandorisë për tu siguaruar që britanikët nuk do të vdisnin urie. Anijet erdhën nga larg për të furnizuar Mbretërinë e Bashkuar në kohën kur kish më shumë nevojë. Kjo ishte gjëja e mirë që ai bëri, ndërsa përsa i përket asaj të keqe..duke marrë anijet me ushqime nga Bengal ai përkeqësoi urinë atje. Mendohet se rreth 1 milion Indianë ndruan jetë si pasojë e kësaj ndërhyrjeje.
9.Abraham Lincoln
Abraham Lincoln sot mbahet mend si një kolos i historisë që luftoi për lirinë personale dhe demokracinë gjate luftes civile amerikane.Në fund luftën e fitoi dhe Shtetet e Bashkuara nuk u ndanë, përvec kësaj u liruan shumë skllevër. Ajo cka shumë kanë harruar është që ai shkeli demokracinë për të arritur këtë. Në vitin 1864 ai ndaloi publikimin e disa artikujve për jetën e tij. Në vitin 1861 ai hodhi poshtë ligjin sipas të cilit qeveria nuk mund të të mbajë në burg për një kohë të pacaktuar pa një arsye të fortë. Kur gjyqtarët protestuan kundër kësaj, ai dërgoi ushtrinë kundra tyre. Ndër të tjera ai ndërtoi edhe një kamp përqëndrimi ku vrau shumë persona me metoda nga më të ndryshmet.
10.Neville Chamberlain mbahet mend si një person i keq, njëkohësisht shumë mendjemprehtë dhe jashtëzakonisht pragmatik. Kur Hitleri pushtoi Cekosllovakinë në vitin 1938 Chamberlain zgjodhi pajtimin në vend të konfrontimit. Ndërkohë që kjo mund t’i ketë rrëzuar reputacionin, mund të ketë shpëtuar Britaninë nga shfarosja. Në atë kohë Britania ishte e papërgatitur për luftë. Aleatët si Kanadaja, Australia dhe Amerika nuk ishin të interesuar ta ndihmonin. Kështu që Chamberlain sakrifikoi Cekosllovakinë por u sigurua që Britania mos të futej në luftë para se të kish me të vërtetë shanse për të fituar.