10 personat më të ndjekur në Instagram
10. Kendall Jenner është modele dhe personalitet televizioni në Amerikë. Është bërë e njohur fillimsht nga show i familjes së saj ‘Keeping up with the Kardashians’. Një nga arsyet për numrin e lartë të ndjekësve në Intagram është fakti që modelja hidhte gjatë gjithë kohës foto të mbrapaskenës të të gjitha eventeve ku merte pjesë. Pa përmendur pastaj bukurinë e saj që në ndryshim nga femrat e tjera të familjes e ka natyrale. Numri i ndjekësve të Kendall në Instagram arrin shifrën e 53 milion ndjekësve.
9. Cristiano Ronaldo, futbollisti I njohur portugez i cili luan me klubin spanjoll Real Madrid, dhe me Kombëtaren Portugeze ka më shumë se 53 milion ndjekës në Instagram.
Është përshkruar dhe cilësuar si lojtari më i mirë në botë aktualisht, dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ronaldo është portugezi i parë që ka fituar dy herë çmimet Topi i artë/FIFA Lojtari Botëror i Vitit, dhe portugezi i dytë që fiton tre herë çmimin Këpuca e Artë Europiane.
Futbollisti simpatik mban rekordin më shumë gola të shënuar në një edicion të vetëm të Ligës së Kampioneve, duke arritur të shënojë 17 gola në sezonin 2013–14.
Në një nga intervistat e fundit Ronaldo është treguar i hapur për shumë aspekte të jetës së tij. Kur e pyetën për marrëdhënien me femrat dhe gjetjen e të dashurës së duhur, ai është shprehur: ‘Nuk është e lehtë, sigurisht që jo. 50% vajzat përlqejnë tek unë famën dhe parat. 50 % tjetër pëlqejnë pastaj fizikun tim, djalë i gjatë, kam dhëmbët e mi, trup të bukur dhe jam konfident.’
Ai nuk tregoi asnjë emër konkret por sipas thashethemeve që qarkullojnë ai frekuenton Alessia Tedesshi.
8. Kylie Jenner vajza më e vogël e familjes Kardashian Kylie është 18 vjece dhe ka më shumë se 56 milion ndjekës në intagram. Në 2012 ajo dhe motra e saj Kendall bashkpunuan me firmën e veshjeve PacSun dhe krijuan linjën e tyre të veshjeve “Kendall & Kylie”. Revista prestigjoze ‘Time’ e përfshiu Kylie-n në 25 adoleshentët më me influencë të 2014 dhe 2015, përshkak të ndikimit të konsiderueshëm tek adoleshentët nëpërmjet rrjeteve sociale.
7. Justin Bieber rreth 64 milion ndjekës në instagram. Është një nga këngëtrët më të përfolur. Është nga ata që njerëzit ose e urrejnë ose vdesin për të. E ka nisur karierën që I vogël dhe suksesi I tij ka qenë I lartë që në fillim.
Bieber është artisti që ka arritur I pari 10 bilion shikime të videove në Vevo. Kohët e fundit është përfolur shumë edhe për marrëdhënien e tij me Selenën, kjo pasi ai nxorri në insta foto të tij dhe këngëtares gjatë kohës që ishin në një marrëdhënie.
6. Kim Kardashian ka mbi 65 milion ndjekës në Instagram. Protagonistja e ‘Keeping up ëith the Kardashians’ e nisi karrierën si asistente e Paris Hilton, por diti t’I lunate letrat mirë për të arritur suksesin, famën dhe pasurinë që ka tani. Në fakt kohët e fundit po qarkullon lajmi që qe nëna e saj Kriss Jenner që e organizoj atë skandalin e videos porno të Kim, dmth I bie që letrat ia luajti mamaja Kimit. Që gjërat do ecnin kaq mirë besoj as vet atyre s’ua kish marrë mendja. Kimi tashmë është mësuar të thyejë ose trondisë internetin me fotot nudo, dhe ajo më e fundit është e para disa ditëve. Ku bashkë me shoqen e saj modele kane bërë një selfie para pasqyrës gjysëm nudo.
5.Beyonce Knowles ose sic e quajnë ndryshe Queen B është e 5 për sa I përket numrit të ndjekësve në intagram. Ka plot 65’651’126 ndjekës në këtë rrjet social. Ajo cka bie në sy është se në ndryshim nga 9 të tjerët që janë në klasifikimin tonë, ajo është e vetmja që nuk ndjek asnjë person në instagram. I vetmi person tjetër publik me shumë ndjekës por që nuk ndjek asnjë është edhe Papa Francesku, I cili me gjithëse nuk është në 10 personat më të ndjekur në instagram ka arritur një rekord ndjekësish duke marrë parasysh që ka shumë pak kohë që është pjesë e insta-s.
Beyonce është e martuar me reperin shumë të njohur e të sukseshëm Jay Z dhe bashkë kanë një vajzë. Lajmi më I fundit rreth këngëtares së talentuar është se firma e veshjeve që ajo ka së bashku me mamanë e saj ka hedhur së fundmi linjën më të re të veshjeve të quajtur Blu Ivy (si vajza e saj). Kjo është një linjë veshjesh sportive të cilën ylli I muzikës e ka lancuar edhe në instagram.
4. Ariana Grande-Butera (e lindur më 26 qershor, 1993) është këngëtare dhe aktore amerikane. Ajo e filloi karrierën e saj në Broadway në muzikalin 13, para se të fitonte rolin e Cat Valentine në Nickelodeon në serinë televizive Victorious në vitin 2009. Pas katër sezonesh, shfaqja mbaroi, dhe Grande filloi në Sam & Cat, e cila përfundoi në vitin 2014. Ajo gjithashtu u shfaq në tjera role në televizion dhe filma dhe zërin e saj e përdori për shfaqje dhe filma te animuar. Vitet e fundit Ariana na ka sjell disa super hite, një pjesë e të cilave kanë qenë bashkëpunime me artistë të tjerë të njohur. Mund të përmendim Jessie J dhe Nicky Minaj me të cilat ka bashkëpunuar për ‘Bang Bang’ dhe me The Weakend për ‘Love me harder’.
3. Taylor Swift ka 71 milion e gjysëm njerëz që e ndjekin në instagram. Këngëtarja vitet e fundit vetëm ka korrur sukses mbas suksesi. Cmimet nëpër cdo eveniment muzikor kanë qenë të pandashme. Madje shpesh herë sukseset e saj kanë nervozuar artistë të tjerë sic psh ka ndodhur me Kanye Ëest. Incident që besoj e kujtoni, ku Kanye I indinjuar që cmimin Best Female video nuk e mori Beyonce por Taylor ia mori kësaj të fundit trofeun nga dora ndërkohë që kjo e fundit po bënte falenderimet. Ndërsa përsa I përket miqve, si mikesha më e mirë e saj njihet Selena Gomez. Gjatë eventeve të rëndësishme ato I sheh gjithmonë duke suportuar njëra-tjetrën.
2. Selena Gomez është aktore dhe këngëtare amerikane shumë simpatike dhe e ëmbël. Është nga ato vipat që nuk mundtë mos i pëlqesh. Këtë e trgon edhe numri i lartë i folloërsave në Instagram, mbi 72 milion. Selena është kthyer edhe në sipërmarrëse pasi ka krijuar kompaninë e saj të prodhimit në vitin 2008. Por jo vetëm kaq, 2 vite më vonë ajo lancoi linjën e saj të veshjeve të quajtur ‘Dream Out Loud’ përmes Kmart. 3 nga këngët e viteve të fundit më të suksesshme të saj janë “Good for You”, “Same Old Love” dhe “Hands to Myself.”
1. Instagram Adresa e vetë Instagramit ka 148 milion ndjekës. Ka rreth 3000 postime në faqen e tyre. Instagram është krijuar nga kevin Systrom dhe Mike Krieger dhe është lancuar në Tetor të 2010. Shumë shpejt fitoj popullaritet. Në Prill të 2012 arriti shifrën e 100 milion përdoruesve aktiv dhe në Dhjetor të 2014 arriti plot 300 milion.