10 qytetet me restorantet më të mira në Botë
1- Nju Jork, SHBA
Restoranti me tre yje, “New American” e nderron vazhdimisht menune. Ky eshte vendi i preferuar i Robert De Niro. Nder specialitetet e ketij restoranti te famshem jane petullat me krem te athet me banane dhe qershi dhe akulloret.
2- Las Vegas, SHBA
Restoranti “Guy Savoy” eshte nje restorant francez ne Ceasar’s Palce, i cili sherben buke te embel te pjekur me gjalpe, çokollate dhe specialitete te tjera si karkaleca dhe mishra te pjekura. Buka gjermane eshte me e preferuara.
3- Los Anxhelos, SHBA
Restoranti francez “Melisse” ne Santa Monika per pjata tradicionale me bajame dhe nje menu vegjetariane si supe bizelesh me kos grek me mente. Nder restorantet e preferuara eshte “Shutters”, i cili sherben rikoto me limon.
4- Paris, France
Ne Paris te gjithe kerkojne “Taillevent”, restoranti me i famshem klasik ne qytet, i cili sherben pjata si rizoto me zhardhok kerpudhash dhe melçi pate te skuqur. Restoranti “Ze Kitchen Galerie” sherben mish qengji dhe brinje derri.
5- Bolonja, Itali
Restoranti “Al Pappagallo” sherben ushqim nga krahina e Emilias, proshute te gjalle me krem djathi parmesian. Restoranti “Tamburini” servir buke te pjekur me djathe dhe reçel. “Da Bertino” sherben ragu me salca te ndryshme.
6- Singapor, Japoni
Restoranti “One Rochester” eshte i famshem per pjatat franceze, si kremi i kerpudhave te egra me vaj zhardhokesh. Furra e bukes “Ah Teng”, nje vend i frekuentuar ne mengjes, sherben buke perendimore. “Lei Garden” eshte e njohur per specialitetet kineze.
7- Palermo, Siçili
Restoranti “Il Mulinazzo” ndodhet ne nje shtepi elegante fshati. Ai eshte i famshem per pjata tradicionale peshku te kripur. Nder furrat e bukes mund te permendim “Antica Forcacceria San Francesco”.
8- Barcelona, Spanje
Restoranti “Casa Leopoldo” sherben ushqim deti dhe kuzhine katalane, si çorbe derri dhe karkaleca te pjekur. Furra e bukes “Schilling” eshte e preferuara e vendasve per vezet, tosta dhe proshuta per mengjes.
9- Londer, Angli
Restoranti me tre yje “The Fat Duck” eshte i famshem per menune me dymbedhjete pjata ku do te gjeni veze te perziera dhe krem te ftohte proshute. “Thames Foyer” eshte nje tjeter vend ku do t’ju servilet mengjes anglez si veze, salsiçe dhe puding i zi.
10- Sidnei, Australi
“Longrain” eshte vendi ku servilen salca te kuqe aziatike dhe bizele xhenxhefili. “Bill 3” eshte pjese e zinxhirit te restoranteve ku sherbehet specialitete si rizoto me gjalpe me vrima. I preferuar eshte edhe restoranti kinez “Billy Kwong”.