10 reperët më të pasur në botë
Nuk është më dicka e panjohur që paraja është një nga gjërat më të rëndësishme në ditët e sotme. Reperët, njerëzit e famshëm dhe biznesmenët njihen për pasurinë e tyre të madhe. Më poshtë keni klasifikimin e 10 reperëve që me aftësitë e tyre unike në rep kanë bërë që jo vetem të fitojnë zemrat e fansave por edhe ti mbushin mirë llogaritë e tyre bankare.
10. Snoop Dogg
Si një nga reperët me ndikim më të madh në botë, Snoop Dog njihet dhe si një interpretues shumë i zoti. Me një shumë prej $135 million ai është nje nga reperet me te pasur. E ka nisur karrieren ne vitin 1992 kur u zbulua nga Dr Dre. Snoop-i që tashmë ka mbushur plot 44 vjec ka shitur 21 milion albume në Amerikë dhe 35 milion në mbarëbotën. Gjatë viteve të tij të adoleshencës ai ka pasur shumë probleme me ligjin. Pas perfundimit të gjimnazit është arrestuar per mbajtje droge. Në fakt eksperiencat nga gjimnazi nuk kanë qenë vetëm negative. Gjate atyre viteve ai është njohur me vajzen që përvec se do të ish më vonë e dashura, do të kthehej dhe në gruan e jetës së tij. Madje bashkë kanë 3 fëmijë.
9. Lil Wayne
Këngëtari shtatshkurtër duket sikur i qëndis të gjitha kënget e tij. Vokali i vecante, sensi i ritmit dhe i melodise e kanë ndihmuar të kthehet në një prej reperave më të dashur të publikut. 33 vjecari e ka nisur karrieren qe ne vitin 1991 kur ishte vetem 9 vjec dhe u be anetari me I ri I studios Cash Money Records. Disa fakte interesnte rreth reperit jane psh: është babai I 4 femijeve me 4 gra te ndryshme, për herë të pare është bërë baba në moshën 15 vjecare. Grupi I tij I preferuar qe kur ish adoleshent ishte Nirvana madje muzika qe ai ka bere është inspirim nga kënget e këtij grupi. Tatuazhin e parë e ka bërë në moshën 14 vjecare, në të shkruhej emri I babait të tij.
8. Ice Cube
Ky reper shume i njohur është permendur shumë sëfundmi për aftësitë e tij të pamohueshme në rep. Për dashamirësit e repit ai tashmë është një figurë e njohur por pritet që popullariteti i tij të rritet në vitet në vijim. Emrin e vërtetë e ka O’shea Jackson, është 46 vjec, I martuar që në vitin 1992 dhe ka 4 fëmijë. Ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Tupac Shakur, Dr Dre, David Bowie, Tech N9ne etj.
7. Eminem
Eminem është ndër reperet më me përvojë që ka pafund fansa . Është i njohur për shpejtësinë në repim dhe për aftësitë krijuese dhe shkrimin e teksteve. Aftësite e tij në rep janë vlerësuar shumë si nga kritikët ashtu edhe nga rivalet e tij në industrinë e muzikës. Revista prestigjoze ‘Rolling Stone’ e ka renditur si të 83-tin në listën e 100 artistëve më të mirë të të gjitha kohërave. 10 prej albumeve të tij janë renditur të parët në Billbord 200. Ka shitur më shumë se 172 milion albume në të gjithë Botën. Kënga që I dha popullaritetin aq të madh ishte ‘ The Slim Shady’ ne vitin 1999 prej së cilës Eminem fitoi Grammy-n e parë.
6. Birdman
Emrin e vërtetë e ka Bryan Williams. Është bashkëthemelues I Cash Money Records. Që në vitin 1997 deri në 2002 ai bashkë me DJ Mannie Fresh kanë qenë pjesë e dyshes Big Tymers. Në 2004 Big Tymers u nda përfundimisht dhe Birdman vazhdoi karrieren e tij solo por pati dhe bashkëpunime të suksesshme me Young Jeezy , Rick Ross dhe Lil Wayne. Me këtë të fundit punuan bashkë për një album që rezultoi shumë I suksesshëm. Birdman e quan Lil Ëayne-n djalin e tij, jo biologjik normal por emocionalisht. Ai shprehu ndjenjat për Lil Ëayne në një inervistë në shoën radiofonik të Tim Ëestëood ku i tregoi dhe per foton e tij në të cilën shfaqej duke u puthur në buzë me reperin shtatshkurtër.
5. 50 Cent
Curtis James Jackson është një reper, këngëtar dhe sipërmarrës amerikan. Aftësitë e tij fantastike e të mrekullueshme në rep e kanë bërë 50 Centin të njihet në të gjithë Botën dhe të ketë fansa të flaktë jo vetëm në kontinentin Amerikan. Gjate karrierës së tij Curtis ka shitur mbi 30 milion kopje të albumeve të tij dhe ka fituar disa cmime të rëndësishme, një Grammy Award, 13 Billboard Music Awards, 6 World Music Awards, 3 American Music Awards dhe 4 BET Awards. Përvec këndimit 50 Cent ka provuar edhe të aktrojë por ka dështuar në këtë fushë. Përsa I përket jetës personale 50 Cent nuk është I martuar por ka 2 fëmijë.
4. Master P
Percy Robert Miller që emrin e artit e ka Master P me stilin e tij elektik në repim ka ardhur si një stuhi e fuqishme në botën e muzikës dhe ka fituar pafund fansa. Përvec se reper ai është dhe aktor, investitor, autor, producent filmash, regjizor, filantrop dhe ish atlet. Është 48 vjec I martuar me Sonya Miller që në 1989 dhe ka plot 9 fëmijë. Me zërin e tij te thellë dhe agresiv ai I këndon varfërisë, padrejtësive sociale, drogës dhe trafikimit të saj, brutalitetit policor dhe shpresës.
3. Jay-Z
Është një nga artisët që ka shitur më shumë në Botë, afërsisht 100 milion kopje, dhe ka fituar plot 21 Grammy Awards. Jay Z është martuar me mbretëreshën e muzikës pop Beyonce në vitin 2008. Kanë bërë disa bashkëpunime në fushën e muzikës. Ai i fundit është ‘Drunk in Love’, që u kthye në super hit. Në MTV Music Awards Queen B bëri publike që ishte shtatzënë dhe në Janar të 2012 ajo lindi vajzën e tyre të parë që e quajtën Blue Ivy.
2. Puff Daddy
Emrin e vërtetë e ka Sean John Combs dhe përvec se reper është dhe aktor e sipërmarrës. Ka fituar dy Grammy Aëards dhe dy MTV Video Music Awards.
P Daddy 46 vjec është baba i 6 fëmijëve. Ai pasurinë e tij nuk e ka vetëm falë muzikës por edhe prej bizneseve që zotëron, ku mund të përmendim linjën e veshjeve SEAN JOHN dhe 2 restorante.
1. Dr. Dre
50 vjecari që emrin e vërtetë e ka Andre Romelle Young njihet për talentin e tij të pabesueshëm dhe performancat e jashtëzakonshme. Vlerësohet si figura kryesore e West Coast G-funk (stil repi i prezantuar fillimisht nga ai). Dr Dre është shumë afër të bërit i pari reper bilioner në Botë. Ai ka prodhuar albume dhe ka ndihmuar në menaxhimin e karrierës së shumë reperave duke përfshirë D.O.C., Snoop Dogg, Eminem, Xzibit, Knoc-turn’al, 50 Cent, The Game dhe Kendrick Lamar.
Në tetor të 2008 Dr Dre nxori në treg markën e tij të kufjeve ‘Beats from Dr Dre’. Këtë biznes që po rritej me kalimin e viteve ‘Apple’ ia bleu për plot 3bilion$ dhe kjo marrëveshje e ktheu Dr Dre në reperin më të pasur në botë.