10 Shtëpitë më të çuditshme në botë
1) Shtepia me koke poshte, Terfens, Austri.
Ne fshatin Terfens, ne Austri, gjendet nje shtepi me te vertete speciale. Behet fjale per nje shtepi me koke poshte, ideuar nga arkitektet Irek Glowask dhe Marek Rozanski.Struktura mbeshtetet pikerisht ne cati dhe oxhaqe, ndersa ajo qe duhet te ishte ne themel eshte drejtuar nga qielli dhe saktesisht ne brendesi te baneses cdo gje eshte kokeposhte, me dhomat qe kane mobiljet dhe stolite te varura nga tavani. Kjo shtepi e pazakonte shume shpejt eshte bere atraksion turistik shume i frekuentuar dhe i vleresuar nga te medhenjte, por mbi te gjitha nga femijet qe argetohen duke shetitur neper dhoma dhe shohin cdo gje ndryshe nga sa jane mesuar.
2) Piano House, An Hui, Kine.
Ne rajonin An Hui, ne Kine, ne 2007-en eshte ndertuar kjo strukture elegante dhe unike, qe perfaqeson nje piano te shoqeruar nga nje violine transparente. Eshte projektuar nga Hefei University of Tecnology, shtepia piano shume shp[ejt jo vetem qe eshte bere atraksion turistik popullor, por sherben dhe si ‘show room’ per veprat e artit.Pervec, nga vendasit eshte percaktuar si ‘ndertesa me romantike ne te gjithe Kinen’ dhe per kete ne 2007-en shume cifte te martuarish kane zgjedhur kete vend per fotografite e dasmes. Violina transparente, qe dominon ne qender te pianos, ka shkalle per tu ngjitur ne brendesi te shtepise, ku vetrata qendrore, e perbere nga dritare me te erreta dhe te qarta, prezanton tastieren e pianos, ndersa catia eshte pikerisht pjesa superiore e instrumentit muzikor.
3)Shoe House, Hellam, Pennsylvani.
Kjo shtepi e kendshme me pese kate ne formen e nje kepuce, ka marre emrin e pronarit. Kepucari industrial Mahlon Haines ne fakt, e kishte ndertuar ne 1948-en per publicitet, por jetoi per pak kohe, sepse u transferua ne nje tjeter shtepi ne Shoe House Road, rruga qe ka shtepi te cuditshme.Me pas, u be nje konkurs per tu strehuar ne Shoe House dhe Mahlon pagoi qendrimin per fituesit fatlume. Me pas, shtepia u mor me qera nga dy cifte, por pastaj pronari vendosi ta shese. Prej vitit 2004 shtepia eshte prone e Carleen dhe Ronald Farabaugh, qe e kane rinovuar dhe hapur per publikun dhe turistet.
4) Hang Nga Guesthome, Da Lat, Vietnam. Hang Nga Guesthome njihet edhe si ‘crazy house’ dhe per ta kuptuar me mire arsyen mjafton ta shihni. Mes lulesh, degeve dhe rrenjeve qe e rrethojne ne nje peme unike duke formuar dizajne fantastike dhe skulptura qe sjellin ndermend kafshe, bime, merimanga dhe shpella, duket sikur jeni ne nje shtepi zane. Ideatorja e kesaj shtepie vietnamezja Dang Viet Nga, qe eshte frymezuar nga ambjenti natyral qe rrethon qytetin Da Lat dhe nga artisti katalanas Antoni Gaudi.
5) Crooked House, Sopot, Poloni.
Ne qytetin Sopot, ne Poloni, gjendet nje shtepi magjepsese dhe e cuditshme ne te njejten kohe. Po flasim per Crooked House, projektuar nga arkitekti Szotynscy Zaleski, qe eshte frymezuar nga artisti Per Dahlberg dhe ilustrimet e krijuara nga Jan Szancer per perrallat e treguara ne disa libra per femije. Shtepia, daton ne 2003-shin, ka bare, restorante dhe dyqane dhe perbehet nga tre kate qe japin pershtypjen sikur bien mbi njera-tjetren, si te gerryera nga ambjenti rrethues, duke krijuar keshtu nje efekt unik ne llojin e tij. Shume shpejt eshte bere ndertesa me e fotografuar ne Poloni!
6) Woodland Home, Pembrokeshire, Angli.
Woodland Home eshte nje nga shtepite me te vecanta te gjithe klasifikimit tone. Gjendet ne qarkun Pembrokeshire, ne jug-perendim te Galles, eshte nje perzierje e shpelles, kasolles dhe te shtepive karakteristike te Mbretit te Unazave. Ne fakt, pronari e ka ndertuar ne 4 muaj me vetem materiale natyrale duke shpenzuar rreth 3000 pound dhe per me shume perdor burime te energjise se rinovueshme me ndikim te ulet mjedisor.
7) Toilet House, Suwon, Koreja e Jugut.
Toilet House nuk mund te perjashtohet nga kjo liste e cuditshme. Sim Jae-Duck, nje biznesmen korean qe punon ne degen e shendetit, eshte anetar i World Toilet Organization dhe per te lancuar nje mesazh ndergjegjesimi ka projektuar per vete nje shtepi me forme tualeti. Pronari i shtepise shpreson te theksoje keshtu rendesine dhe kurimin higjenik ne te gjithe vendet e botes dhe sipas tij banjo duhet te jete simbol i pastertise dhe mbrojtjes njerezore.
8) Nautilus House, Mexico City, Meksike.
Jo vetem ne Vietnam arkitektet marrin frymezim nga Antoni Gaudi. Por dhe ne Meksike, studimi Senisiain Arquitectos eshte frymezuar nga vepra e arkitektit katalanas per te realizuar Nautilus House, nje shtepi si kermill. Per te ndertuar kete gjallese deti, arkitektet kane ndertuar linja me kthesa, mure shume te shkelqyeshme dhe shkalle spirale dhe jane ndertuar sisteme me ndikim te ulet mjedisor.
9) Cube Houses, Rotterdam, Hollande.
Cube Houses, apo shtepite kubike, ne gjuhen vendase therriten ne menyra te ndryshme fale karakteristikave te tyre. Ideatori i tyre, arkitekti Piet Blom, qe ne vitet ’70 i projektoi per te ndertuar Rotterdam dhe Helmond, i imagjinoi si te ishin nje grup pemesh ne nje pyll dhe per pasoje i realizoi, me kube me koke poshte, qe sipas qellimit te tij, te kujtojne kuroren e pemeve.
10) UFO House
Ne 1970-en, kur seriali i dashur dhe i famshem Star Treck po afrohej, ishte dikush shume nostalgjik. Behet fjale per Curtis W King, qe ndertoi kete ndertese midis nje shtepie dhe nje anije hapesinore ne rrugen ne kembet e malit Signal Mountain. Struktura, qe quhet me te drejte dhe Space Ship House, zhvillohet ne tre kate dhe ka tre dhoma gjumi, dy tualete dhe natyrisht
shkalle.