Lajme

08 April 2016

10 Superfuqitë që disa njerëz kanë

||
0 Comment
|

Trupi i njeriut mund të bëjë gjëra të mahnitshme, dhe falë gjeneve ka njerëz që mund të bëjnë gjëra përtej aftësive normale njerëzore. Megjithëse nuk bëhet fjalë për aftësi telepatike apo për të fluturuar, përsëri janë mahnitëse.

1. Supershijimi

chef

Disa njerëz kanë aftësinë ta shijojnë më shumë atë që konsumojnë. Domethënë sensorët e shijimit tek këta njerëz janë më të zhvilluar. Këta njerëz janë më të ndjeshëm ndaj shijes së ushqimit. Disa ushqime si brokolin, lakrën, spinaqin dhe kafenë ata ose i pëlqejnë shumë ose nuk i durojnë fare. Rreth 20% e njerëzve në botë janë Supershijues, 50% kanë një ndjeshmëri shijimi normal ndërsa 25% i fundit janë njerëzit që nuk kanë sensorë të zhvilluar të shijes në gjuhë.

2.Gjaku i artë

Blood

Keni dëgjuar për grupet e gjakut A, B, 0 dhe AB e me siguri nuk e dini që ka edhe një grup gjaku tjetër RH që ndryshe quhet edhe Gjaku i Artë. Ky grup gjaku është më i rralli. Aq sa në 50 vjet vetëm 43 persona janë gjetur me një grup të tillë gjaku. Personi i parë është gjetur në vitin 1960. Në fillim fetuset me këtë tip gjaku abortoheshin pasi doktorët nuk besonin që fëmijët do jetonin.

3. Supershikimi

suuu

Tetrachromacy është një ndryshim shumë i rrallë në gjene që i bën njerëzit të shohin ngjyra dhe reflekse që ne të tjerët nuk i shohim. Për ta bërë më të kuptueshme për shumicën e njerëzve, disa persona me Tetrachromacy kanë pikturuar peisazhe të cilat duken të mahnitshme.

 

4. Lëkurë dhe kocka shumë elastike

7-9

Sindroma Ehlers Dandles megjithëse mund të duket interesante ka shumë efekte negative. Lëkura shumë elastike bën që nëqoftëse personi pëson ndonjë çarje, qepja nuk qëndron dhe shenjat që ngelin janë të tmerrshme.

Ndërsa përsa i përket atyre që kanë trupin shumë elastik domethënë që mund t’i lëvizin kockat nga të duan, mund të vuajnë nga artriti.

 

5. Gjetja e vendodhjes së trupave me anë të reflektimit të tingujve, siç delfinët bëjnë.

Echolocation-thinkstock-92816348

Këtë aftësi e kanë disa nga të verbërit ose ata me probleme të rënda shikimi.Ata mund të ngasin motorr, të ngjisin malin, të luajnë lojëra të ndryshme si basketboll, futboll, lojëra elektronike etj. Kjo aftësi përmisohet me praktikë dhe konsulta nga specialistë.

 

6. Mosplakja

sindrome

Të qëndrosh i ri përgjithmonë mund t’i entuziasmojë shumë njerëz.Në të vërtetë, kjo sindromë misterioze e quajtur Sindroma X është më shumë një mallkim se bekim. Kjo sepse proçesi i plakjes nuk ndalon në moshën 20 vjeçare , por shumë më herët. Për pasojë shumë nga njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë, mbesin fëmijë gjithë jetën.

 

7. Imunitet ndaj dhimbjes

1

Një mutacion në gjene bën që njerëzit mos të ndiejnë dhimbje, apo ftohtësinë dhe nxehtësinë e ujit e çdo gjëje që prekin. Personat me këtë sindromë mund të lëndojnë veten pa e kuptuar. Për shembull mund të kafshojnë gjuhën e ta përtypin dhe të mos ta kuptojnë.

 

8. Kocka të pathyeshme

2

Ky mutacion ndodh shumë rrallë. është zbuluar për herë të parë në 1994 kur një djalë pas një aksidenti me makinë doli i padëmtuar. Kjo i çuditi mjekët por jo vetëm. ata i bënë grafi të ndryshme dhe kuptuan që densiteti i kockave të tij ishte shumë i lartë, për pasojë kockat ishin shumë të forta.

 

9. Energji dhe forcë të madhe

2-8

Ka vetëm disa raste njerëzish që kanë Hypertrophy muskujsh. Këta persona kanë fuqi të ngrejnë pesha të rënda që në moshë të vogël.

 

10. Imunitet  ndaj sëmundjeve

strong-immune-system

Disa njerëz kanë imunitet ndaj shumë sëmundjeve, përfshirë atyre vdekjeprurëse si HIV-i.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com