10 Universitetet më prestigjoze në botë
Janë universitetet në të cilat shumëkush nëpër botë dëshiron të studiojë, por që vetëm pak kanë mundësinë, pjesa elitare e popullsisë kryesisht.
1. Universiteti I Kolumbisë
Me qendër në New York, ai është një universitet shumë I vjetër dhe prestigjoz I themeluar në vitin 1754 nga George 2 i Britanisë. Universiteti I Kolumbisë është një nga 14 themeluesit e Shoqatës Amerikane të Universiteteve. 20 bilionerë të ditëve të sotme, 29 kryetarë shtetesh dhe 100 fitues të cmimit Nobel kanë qenë student të këtij universiteti.
2. Instituti Kalifornian I Teknologjisë
Është një universitet privat I vendosur në Pasadena, Kaliforni, që ka tërhequr shumë shkencëtarë të njohur si George Ellery Hale, Arthur Noyes dhe Robert Andrews Millikan. Është një nga të paktët në SHBA që është I përqëndruar në aktet teknike e shkencat e aplikuara. Pavarësisht se është një universitet I vogël, 33 nga studentët e tij kanë fituar 34 çmime Nobel, 6 çmime Touring etj.
3. Universiteti Yale
Ndodhet në Connecticut dhe është themeluar në vitin 1701. Është universiteti I 3 më I vjetër në botë. Qëllimi fillestar I tij ishte trajnimi I disa ministrave në teologji dhe gjuhë të shenjta, por kjo ndryshoi në vitin 1777 pasi në kurikulumin e universitetit u shtuan dhe lëndët shkencore. 5 nga presidentët e SHBA dhe të tjerë politikanë të njohur si Hilary Clinton dhe John Kerry kanë studiuar në Yale.
4. Universiteti i Princeton
Ndodhet në Princeton, New Jersey. Është themeluar në vitin 1746. Dy president të SHBA, shumë bilionerë dhe liderë të shteteve të tjerë kanë qenë student të Princeton University, I konsideruar edhe si një nga universitetet më të mirë në botë.
5. Universiteti i Kalifornisë, Berkeley
Është një nga të paktët universitete publike në SHBA me kaq reputacion prestigjoz. Është renditur si I 4 universitet më I mirë në botë, dhe I pari mes atyre publikë. Studentët dhe stafi I Fakultetit të Barkeley kanë fituar 72 çmime Nobel, 13 Fields Medals, 22 Turing Aëards, 20 Academy Awards, 100 çmime Olimpike etj.
6. Stanford University
Është themeluar më 1885 nga Lelond Stanford, senator amerikan nga California dhe bashkëshortja e tij Jane, në kujtim të djalit të tyre që ndëroi jetë në moshën 15 vjeçare nga tifo. Shkollimi deri në vitin 1920 në këtë universitet ishte falas. Studentët e tij kanë themeluar shumë kompani të njohura si: Google, Nike, Instagram, Snapchat, Yahoo etj. 30 nga ta janë bilionerë, 17 astronaut, 60 fitues të çmimit Nobel etj.
7. Instituti Teknologjik i Massachusetts
Është themeluar më 1861 në përgjigje të rritjes së madhe të industrializimit të SHBA-së. Adoptoi një model të universitetit politeknik europian. Është i njohur për kërkimet në fushën e biologjisë, ekonomisë, liguistikës dhe menaxhimit. 85 fitues Nobel-i, 34 astronaut, janë vetëm një pjesë e vogël e studentëve të këtij universiteti që kanë arritur shumë në karierat e tyre.
8. Universiteti Oxford
Ndodhe në oxford në Angli. Është universiteti më I vjetër në botë. Është zhvilluar shumë shpejt që nga viti 1167. Oxford është universiteti me librarinë akademike më të madhe në Britani. 27 prej studentëve të tij janë fitues të çmimit Nobel, 26 të tjerë kanë qenë kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë të tjerë kryetarë shtetesh.
9. Cambridge University
Është universitet public kërkimor në Angli. I themeluar në vitin 1209, vjen pas Oxfordit I 20ti universitet më I vjetër në pjesën anglishtfolëse të botës. Matematicienë të njohur, shkencëtarë, politikanë, avokatë, filozofë, shkrimtarë, aktorë të njohur kanë qenë pjesë e Cambridge University.
10. Universiteti i Harvard-it
Universitet privat, historia dhe influence e të cilit e kanë kthyer në universitetin më prestigjoz në botë. Tarifa për të qenë student I Harvardit është shumë e lartë. 8 prej presidentëve amerikanë, 62 bilionerë, 150 fitues të çmimit nobel etj kanë qenë student të Harvard-it.