10 ushqimet që i bëjnë keq qenit
Shumica e dashamirësve të qenve e dinë se nuk është mirë që të ndajnë ushqimin me mikun e tyre me 4 këmbë. Por disa herë është aq e vështirë t’u rezistosh atyre syve të mëdhenj kafë që të luten ta ndash me të ushqimin. Por pavarësisht kësaj janë disa ushqime që ju kurrë nuk duhet t’ia jepni qenit tuaj për t’i ngrënë. Këto ushqime mund të jenë shumë të rrezikshme, madje në disa raste fatale për jetën e qenit. Kështu që për të gjithë ju që keni një qen ose ju që keni ndërmend të adoptoni një, më poshtë keni 10 ushqimet më të rrezikshme.
- Avokado
Ky frut mund të jetë shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm për ne por përmban një substancë të quajtur Persin që është shumë toksike për shumicën e kafshëve, përfshirë qenin. Qoftë edhe një kafshatë mund të shkaktojë dhimbje barku ose probleme të tjera si diarre dhe të vjella.
- Rrush I njomë ose I thatë
Ky ushqim mund të shkaktojë dëmtim akut të veshakave te qentë. Domethënë jo domosdoshmërisht, por ka shumë gjasa. Ndaj më mirë mos të rrezikoni.
- Kafeja, çaji dhe pije të tjera me kafeinë
Kafeina ashtu si çokollata përmban stimulantë. Ajo ndikon në sistemin qendror nervor dhe në zemrën e qenit. Simptomat e helmimit nga kafeina përfshijnë të vjella, rrahje të shpejta të zemrës dhe në disa raste edhe vdekje.
- Lajthitë
Lajthitë përmbajnë një toksinë që mund të shkaktojë tek qeni depresion, dobësi, vjellje, ecje si i dehur, dhimbje muskujsh dhe kyçesh dhe enjtje kyçesh. Ndaj nëse sdoni që qeni juaj të vuajë e të ketë dhembje mbajini larg lajthitë nga ai.
- Qumështi dhe produktet e tjera ditore
Djathi dhe kosi në sasi të vogla nuk përbën problem për qenin tuaj por nëse i jepni në sasi të madhe qumështi dhe akulloreje si qeni juaj ashtu edhe ju nuk do të ndiheni mirë. Pasi kjo do të sjellë gazra të forta dhe diare. Është raportuar se rreth 50% e qenve janë intolerantë ndaj laktozës.
- Hudhra dhe qepa
Hudhrat dhe qepët përmbajnë disulfide dhe sulfokside, të dyja prej të çilave mund të shkaktojnë anemi dhe dëmtojnë qelizat e kuqe të gjakut. Fatkeqësisht simptomat shfaqen pas 3 apo 4 ditësh pasi dëmi është bërë. Qentë që e kalojnë këtë duken të dobët dhe mezor lëvizin.
- Mish I pagatuar dhe peshk
Mishi I pagatuar, peshku, vezët mund të përmbajnë baktere që shkaktojnë helmimin e ushqimit. Peshq të caktuar si salmoni mund të përmbajnë një parazit që shkakton helmim nga salmoni. Nëqoftëse kjo sëmundje nuk trajtohet brenda 2 javësh, mund të jetë fatale për qenin tuaj.
- Alkooli
Nuk ka asgjë qesharake të shohësh qenin tënd të dehur. Alkooli është toksik për qentë. Efektet janë të vjella, diarre, depresion të sistemit nervor qendror, probleme koordinimi, probleme me frymëmarrjen dhe dridhje, madje mund të kalojnë në gjendje kome ose të vdesin.
- Ksilitoli
Ksilitoli është një ëmbëlsues për diabetikët që gjendet tek çamçakizat dhe karamelet. Edhe kur merret në sasi të vogla, ky ëmbëlsues mund të sjellë ulje të sheqerit, probleme të rënda me mëlçine dhe vdekje.
10. Çokollata
Çokollata që konsumojmë përmban theobrimine që për qentë mund të jetë vdekjeprurëse. Sa më e zezë çokollata aq më e lartë është sasia e kësaj lënde. Dozat toksike variojnë nga madhësia e qenit. Nëse dyshoni që qeni juaj ka ngrënë çokollatë bëni mirë të kontaktoni menjëherë me veterinerin.