Lajme

23 December 2018

10 vite karrierë për Rita Orën: Jam e bekuar që bëj atë që dua dhe harroj që e kam punë

Viti 2018 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Në këtë vit, ajo nxori në shitje albumin e saj të dytë “Pheonix”, i cili erdhi për fansat pas një pritje gjashtë vjeçare, e shumë mundime për shkak të problemeve me ish-kompaninë menaxhuese të saj.
Mirëpo, ajo ia doli që të sjellë plot këngë të reja për fansat, shumë prej të cilave u bënë menjëherë hite.
Për këtë vit të suksesshëm, Rita ka shumë falënderime për të gjithë ata që e mbështetën, e këtë falënderim vendosi ta bëjë përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të jetë akoma më “e zjarrtë”, duke organizuar turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, me qëllim të promovimit të albumit të saj në gjithë botën.

“Një sesion në minutën e fundit para se të jetë përfundimi i kompletuar i këtij viti për mua. Unë nuk mund të filloj t’ju tregoj se çfarë viti ka qenë ky, që nga publikimi i albumit tim, tek të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë udhëtim për të arritur këtu. Unë e di që ne kemi shumë më tepër ëndrra si ekipi ORA, që duam të përmbushim, por vitin e ardhshëm bëhen 10 vjet në këtë ‘lojë’ për mua. Unë jam aq e bekuar që zgjohem dhe bëj atë që unë dua çdo ditë dhe harroj se është punë! Këtë Krishtlindje unë do të jem mirënjohëse për shëndetin tim, karrierën time, miqtë dhe familjen time, por më të rëndësishmit, fansat e mi që kurrë nuk kanë hequr dorë nga unë dhe mund të shohin që ne kemi edhe shumë për tu argëtuar. Tani le të kemi pak argëtim në turneun “PHOENIX” vitin e ardhshëm! Kush ka marrë biletat e veta? Ne mund të jemi në çdo qytet pranë jush! Deri në vitin e ardhshëm: Urime pushimet të gjithëve (Mos u shqetësoni, ky nuk është postimi im i fundit i vitit, qesh)”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.
Kujtojmë që gjatë këtij viti, Rita mbaji dy koncerte edhe në Kosovë dhe Shqipëri, më 17 shkurt për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe me 3 qershor në Tiranë, për të gjithë fansat e saj në Shqipëri.

View this post on Instagram

One last minute session before it’s a complete wrap for me this year. I can’t begin to tell you what kind of year this has been, from releasing my album to everyone I’ve had help me on this journey to getting here I know we have a lot more dreams as the ORA team we want to accomplish but next year it’ll be 10 years in the game for me. I’m so blessed to wake up and do what I love everyday and forget that it’s work! This Christmas I will be grateful for my health my career my friends and family but most important my fans who have never given up on me and can see that we’ve got a lot more fun to have!! Now let’s have some f*$kin fun on the PHOENIX Tour next year! Who’s got their tickets? We might be coming to a city near you!! Until next year HAPPY HOLIdAYS everyone!! (Don’t worry this isn’t my last post of the year lol 🎄) oh and @bastilledan found my Santa belly obvs, looks good on you Dan 😂)

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com