Lajme

31 May 2017

10-vjetori i Ami Event bën bashkë VIP-at shqiptarë

10-vjetori i Ami Event mblodhi së bashku modele, këngëtarë, gazetarë dhe emra të njohur të jetës publike në kryeqytet. Dy prezantuesit, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, të cilët e themeluan biznesin e njohur të eventeve 10 vjet më parë, organizuan me këtë rast një festë në mjediset e Muzeut Kombëtar.

Partnerë në jetë dhe në biznes, ata iu përgjigjën mikrofonit të TemA TV në lidhje me rrugëtimin 10-vjeçar të kompanisë që zbukuron ditën më të lumtur të çifteve të reja.

Ata thonë se mbështetjen më të madhe e kanë gjetur te njëri-tjetri dhe në 10 vjet kanë bërë realitet atë që fillimisht ishte një ide.

“E kishim menduar që do të ecnim kaq shumë dhe madje edhe më tepër, vizioni ka qenë i njëjti. Ermalin e kam pasur krah të djathtë. Ai mua dhe unë atë, për çdo gjë, çdo vendim. Për çdo sfidë kemi qenë krah njëri-tjetrit. Me Ermalin kam bërë çdo gjë, ia dedikoj po aq sa vetes, edhe atij këtë sukses”, shprehet Ami.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com