“100 T’mira” nga 2Ton arrin 2 milion klikime në YouTube
Reperi i njohur 2Ton ka arritur edhe një tjetër sukses me projektin e fundit ‘100 T’mira’. Produksioni muzikor ka arritur plot 2 milion klikime duke treguar edhe njëherë se projektet e tij muzikore pëlqehen dhe ky fakt e ka gëzuar atë. Për këtë arsye reperi i suksesshëm ka zgjedhur t’i falenderojë publikisht fansat për këtë sukses të arritur. Ai shprehet se falë tyre ka grumbulluar kaq shumë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.