Lajme

27 June 2018

12 vjetori i martesës së Nicole Kidman dhe Keith Urban, ja cili është suksesi i martesës së tyre

Nicole Kidman dhe këngëtari Keith Urban festuan kohët e fundit përvjetorin e dymbëdhjetë të martesës.

Aktorja australiane ka pohuar se sekreti i suksesit të martesës së tyre është se kurrë nuk i shkruajnë mesazhe njëri-tjetrit.
“Ne i telefonojmë ose flasim në FaceTime gjatë gjithë kohës. Ne kurrë nuk i shkruajmë mesazhe njëri-tjetrit sepse në atë mënyrë mund të hasim në keqkuptime dhe mosmarrëveshje”, zbuloi Kidman në një intervistë për revistën “Parade”.
Ajo thotë se shpesh i ka ndodhur që gjatë leximit të mesazheve të pyes vetveten se çfarë ka dashur të thotë bashkëshorti.

“Nuk dua që diçka e tillë të ndodh ndërmjet partnerit tim dhe meje”, tha 51-vjeçarja, fituese e Oscar.

Nicole Kidman dhe Keith Urban janë të martuar që nga viti 2006 dhe kanë dy vajza – Sunday Rose dhe Faith Margaret.

Ndryshe, edhe pas dymbëdhjetë vjet martese, çifti nuk kursehet ta shprehin dashurinë edhe publikisht si në ditën e parë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com