Lajme

10 January 2018

160 mijë dollarë për të shikuar një episod të Game of Thrones në shoqërinë e Emilia Clarke

Një fans anonim i “Game of Thrones” ka paguar 160.000 dollarë në ankandin e Sean Pennit për të shikuar vetëm një episod të serialit të popullarizuar në shoqërinë e aktores Emilia Clarke – njëra prej yjeve kryesore të serisë televizive.
Është interesante se ylli hollivudian, Brad Pitt, njëherësh një fans i madh i serialit, e ka nisur ankandin me 80.000 dollarë.
Në konkurim me fansin e pasur, ai u desh ta ngrejë ofertën në 90.000 dollarë, pastaj në 120.000 dollarë.
Megjithatë, konkurrimi mori fund kur fansi anonim ofroi 160.000 dollarë dhe e siguroi ta shikonte një episod të “Game of Thrones” në shoqërinë e aktores së njohur.
Gjatë konkurimit interesant, Emilia, e cila në serial luan rolin e Khaleesit, qeshte në publik.
Ankandi i Sean Pennit është organizuar në Milk Studios në Los Angeles. Të gjitha paratë e grumbulluara do të dhurohen për qëllime humanitare përmes organizatës Haitian Relief.Në ankand ishin të pranishëm shumë pasanikë dhe personalitete të njohura, si Jeff Bezos Lena Dunham, Arnold Schwarzenegger, Jason Segel, Connie Britton, Patricia Arquette, Mark Burnett, Roma Doëney e Leonardo DiCaprio.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com